Kalo te përmbajtja

Dua Lipa drejt GTA 6, “Go Easy” në qendër të vëmendjes

Lifestyle 1 min lexim nga albstory

dua lipa instgram

Dua Lipa zgjeron horizontet e karrierës së saj ndërkombëtare, këtë herë duke u bërë pjesë e botës së videolojërave.

Kënga “Go Easy” e artistes shqiptare raportohet se është përfshirë në albumin muzikor të “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), një prej videolojërave më të shumëpritura në botë.

Lajmi u bë i ditur pas publikimit në internet të fotografive të albumit në vinil, ndërsa lista e këngëve raportohet se është konfirmuar për Billboard nga burime pranë projektit.

Dua Lipa pritet të jetë pjesë e albumit me 34 këngë, së bashku me artistë të njohur ndërkombëtarë si Lana Del Rey, Travis Scott, Cardi B, JENNIE, Zara Larsson dhe Camila Cabello.

Përfshirja në GTA 6 shënon një tjetër hap ndërkombëtar për këngëtaren shqiptare, duke e çuar muzikën e saj drejt një audience të re me miliona fansa të videolojërave.

Ndaj Kopjuar!
Lajmi tjetër →

Hailey Bieber ndez rrjetin me intervistën për The New York Times, rrëfimet që shkaktuan bujë dhe polemika