Familja e Luizit reagon pas lajmeve nëpër portale

Albanian StoryShowbiz

Familjarët e Luiz Ejllit kanë reaguar për disa pretendime nëpër portale – ku thuhej se nëna nuk e mbështeste konkurrentin e  “Big Brother VIP Albania” – dhe i konsideruan ato lajme të rreme.

Nëpër disa portale, u pretendua se produksioni i “Big Brother VIP Albania” është përpjekur të kontaktojë me të ëmën e Luizit, e cila, sipas tyre, është përgjigjur duke thënë, “Nuk dua të komentoj, nuk e njoh më për djalë”.

Në një reagim në Instagram, familjarët shkruajnë: “Portalet që shkruajnë sikur Luizi nuk flet me familjen e tij, janë trillime dhe shpifje shumë të ulëta për të përfituar në kurrizin e tij. Këto janë lajme të rreme vetëm si e si të bëhet lajm.”

“Urojmë të kemi mirëkuptimin tuaj dhe të shkruani për atë që Luizi po jep në BBV, jo duke përfshirë njerëz të tjerë që janë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP!” shtojnë ata.

‘Nuk e njoh më për djalë’: Familja e Luizit reagon

Tags:

You May Also Like

Dy vendet më të vizituara në botë janë në Europë
Lufta në Kosovë e mishëruar në librin “Krimet serbe në Deçan”, filantropi Tafilaj: E paguam shtrenjtë lirinë por sot jemi krenarë
Menu