Kaq shumë detaje në një titull të vetëm. Të lutem, pak më të sistemuar informacionin se nuk kemi nerva. Patjetër.
Çfarë tha Robert Aliaj…këtë herë. Në një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”, tha se nuk është fare dakord që Kristi është në ‘Big Brother’.”
Pse? Sepse i ka neveri programet reality show. “Unë nuk e ndjek fare, kam neveri për ta parë. Shoh çfarë postohet. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, e kam [me të gjitha programet reality show]. Unë nuk kam parë as veten, se e dija ku isha.”
Me Kejvinën si i ka punët? Shumë keq. “Kristi ka thënë që nuk është fare tipi i tij. Nëse Kristi ndryshon mendje, mua nuk më ka bab.”
E kishte seriozisht? As po, as jo. E tha me shaka, por shakaja…
Gjysma e të vërtetës. Kuptoj. Po pse? “Unë nuk e pranoj djalin tim që të gjejë grua në këto realitete,” shtoi ai.
Më fal, a nuk ka qenë Kristi në “Love Story” për.të.gjetur.grua? “Te ‘Love Story’ mori një pagesë të mirë dhe tha ‘E di si është puna, po vij këtu të bëj një gallatë, një eksperiment,” deklaroi Roberti.
Ëhë, kuptoj. Po në Big apo…? “Ai u fut në fermë [Big Brother] për eksperimentet e vetat sociale.”
“Eksperiement social” është një mënyrë tjetër për të thënë “s’kam asgjë në terezi dhe po futem në ‘Big Brother’? Joo, nuk ka pse të jetë. Njerëzit kanë projekte.
Qartë. Qartë. Kalo te Kejvina. “Unë nuk kam qejf të fus në shtëpi një tip të showbizit. Pa e paragjykuar fare, sepse kam qenë vetë i showbizit. Por unë dua një njeri me mend,” tha ai kur u pyet për raportin Kristi-Kejvina.
Më fal, po nuk do lidhet Roberti, do lidhet Kristi. Edhe Kristi është njësoj si ai, sipas Robertit. “I ka Kristi këto [mendime si unë]. Prandaj tha që ‘këtu nuk bëhet fjalë që të krijoj romanca’.”
Po për Luizin ç’kishte për të thënë? “[Luizi e ngacmon Kristin] për pjesën e lojës,” u shpreh ai në “Wake up”. “Unë nuk mendoj se Luizi është një djalë i keq, pavarësisht gabimeve që ka bërë. Mendoj se nuk është i formuar mjaftueshëm ose ka guxim mjaftueshëm që të shkelë rregullat dhe po i funksionon sepse produksioni nuk po reagon.”