Më shumë se 60 ditë po bëjnë banorët brenda ‘Big Brother VIP Albania’. Duke bashkëjetuar çdo ditë e duke kaluar situata të ndryshme ata bëhen si familje. Kështu konstatoi sot Olta dhe Maestro teksa ishin duke biseduar në dhomën e gjumit.
Armaldo u shpreh se nuk ndihet aq i lirshëm me banorët e rinj, sikur ndihet me ‘bërthamën’ apo ata që janë bërë pjesë e ‘BBV’ që prej ditës së parë.
Edhe Olta ishte e të njëjtit mendim, madje përmendi Luizin duke shtuar se pavarësisht konkurencës në lojë ka krijuar afeksion për të.
“Luizin e kam kundërshtar në lojë por jam afeksionuar, nuk e mohoj se nuk jam kafshë”
Nuk dihet nëse edhe Luizi ka të njëjtin mendim!