Doni sa më pak stres në jetën tuaj? Përgjigjja është tek frutat

Lifestyle

Për shumëkënd, stresi është bërë bashkëudhëtar që në momentin e daljes nga shtëpia, në punë, në pasditet e vona, angazhimet dhe në çdo gjë që ndërton përditshmërinë tonë. Çështja është sesi përballeni me të?

Metodat janë nga më të ndryshmet, nga shmagnia e njerëzve që sjellin stres tek të qëndruarit vetëm apo disa mendime më të qarta në kokën tuaj, kjo sipas Dr. Andrew Huberman që ka folur për revistën “Inc”.

Ju ndoshta bëni diçka edhe më aktive, siç është relaksimi i muskujve. Frymëmarrje të thella, tendosje muskujsh, shtrëngim i dorës së djathtë për pesë sekonda dhe më pas nxjerrja e frymës, të gjitha janë metoda relaksuese për muskujt dhe trupin.

Shkenca thotë se është momenti që ta zëvendësoni teknikën tuaj relaksuese me një frut.

Doni sa më pak stres në jetën tuaj? Përgjigjja

Një studim i botuar në “Psychosomatic Medicine” vërtetoi se ekziston një lidhje mes stresit dhe konsumit të një fruti, pak rëndësi ka lloji i tij. Në këtë ekspertiment morën pjesë disa individë të cilët bënë ushtrime relaksuese dhe më pas konsumuan një frut. Kjo praktikë u ndoq për shtatë ditë të javës. Më pas, pjesëmarrësit thanë se ndiheshin më pak të stresuar duke ngrënë vetëm një frut. Lidhja midis ngrënies së frutave dhe të ndjerit më mirë ishte gjithçka që u duhej.

Studiuesit e projektuan eksperimentin me një qëllim më të gjerë. Stresi, konsumi i i ulët i frutave dhe ngrënia jo e shëndetshme janë të gjithë faktorë rreziku për sëmundje kronike. Kështu ata zgjodhën frutat si një ndërhyrje për stresin dhe një përpjekje për të zëvendësuar ushqimet e larta në kalori, yndyrë, sheqer dhe kripë.

Doni sa më pak stres në jetën tuaj? Përgjigjja

Që do të thotë se nuk duhet domosdoshmërisht të zgjidhni frutat. Nëse po përpiqeni të shtoni më shumë perime në dietën tuaj, shtojini. Nëse po përpiqeni të pini më shumë ujë, bëjeni.

Bëni këto ndryshime në stilin tuaj të jetës për shtatë ditë dhe do të ndiheni më pak të stresuar.

You May Also Like

Zbuloni shenjat më të pafata të Horoskopit gjatë këtij shtatori
Verë pa zjarre në Tiranë, Veliaj: Mirënjohës çdo punonjësi zjarrfikës
Menu