“Show” i Donald Trump, i dhuron 100 dollarë qytetares në supermarket

LifestylePoliticalShowbiz

Ish-presidenti i SHBA-së dhe njëkohësisht kandidati republikan për president Donald Trump, është bërë protagonist i një videoje virale në rrjete sociale.

Gjatë një ndalese në Pensilvani, teksa ishte në një supermarket  ai hapi portofolin dhe i dha një gruaje 100 dollarë për t’i shpenzuar me fëmijët e saj.

Vizita në market ndodhi në të njëjtën ditë me mitingun që Trump mbajti në Universitetin Indiana të Pensilvanisë. Gjatë tubimit Trump trajtoi çështje si ekonomia dhe emigracioni.

Trump është zotuar se do të ulë çmimet e produkteve në supermarkete nëse do të fitojë përballë Kamala Harris.

Tags: , , , ,

You May Also Like

Prej kohësh pa e takuar, Meriton Mjekiqi tregon momentin emocionues me djalin
Këngëtarja shqiptare Enisa Nikaj çon peshë stadiumin në New York
Menu