Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trumpit

Tarifat e reja ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fuqi më 9 prill. Masat tregtare janë në kuadër të politikës së re tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump, e cila, sipas tij, synon të ringjallë industrinë prodhuese amerikane.

Normat më të larta të taksave të importit për dhjetëra shtete dhe territore përfshijnë një tarifë masive prej 104 për qind ndaj mallrave kineze dhe 20 për qind për produktet nga Bashkimi Evropian.

Ky rund i ri tarifash hyn në fuqi të mërkurën, pasi më 5 prill nisën së zbatuari tarifat bazë prej 10 për qind për importet e shumë shteteve të botës.

Më të lexuarat

Qëlloi të vëllanë me armë/ Sherri për pronat, 50 vjeçari ndryshon dëshminë: Isha i dehur
Shqipëria në BE në 2030? Kallas: Është e mundur, nëse të gjithë ndërmarrim hapat e duhura
Menu