Barcelona tremb Europën/ Katalanasit pranë gjysmëfinales në Champions

Ndoshta po kthehet viti 2015.

Dhjetë vjet pritje janë shumë e ndoshta do të përfundojnë, të paktën kjo ishte përshtypja pas ndeshjes së parë çerekfinale të Barcelonës në Champions.

Me një brez të ri dhe me ndonjë yll të vjetër të sprovuar, katalanasit duken formacioni më në formë I Europës, siç e provoi edhe Dortmundi.Në stadiumin olimpik “Montzhuik”, skuadra e trajnerit Hansi Flik la pas hapin e gabuar në kampionat, dhe arriti një fitore 4-0 që praktikisht e kalon në gjysmëfinale.

Epërsia ndoshta nuk ishte për këtë rezultat, por klasi I vendasve ishte tepër I madh.

Rafinja shënoi në 25’, duke u kthyer në formën e tij më të mirë.

Pas pushimit, Levandovski realizoi menjëherë për 2-0 dhe sërish sulmuesi polak trefishoi avantazhin 6 minuta pasi kishte kaluar një orë lojë.

Lamin Jamal nuk mund t’i mungonte festës me golin e katërt në 77’.

Dortmundi luftoi shumë, vrapoi dhe goditi, por ishte tepër I zakonshëm për t’i bërë keq kësaj Barcelone.

“Me furi drejt gjysmëfinales, – shkruan “El Mundo Deportivo”, – një Barçë vrasëse zbërtheu Dortmundin dhe afroi kualifikimin!”

“Çfarë festivali, – është titulli I së përditshmes tjetër, “Sport”, – Barça shkatërron Dortmundin dhe mbyll çështjen e kualifikimit në Champions!”

Trajneri Hansi Flik nuk mund të fshihet.

“Rezultati padyshim që është shumë I mirë. Ne treguam një nivel shumë të lartë loje. Natyrisht, edhe ne bëjmë gabime dhe duhet të punojmë për t’i shmangur. Gjithsesi, ekipi është spektakolar, me lojtarë të cilësisë së lartë. Duhet të them se jo vetëm sulmuam mirë, por edhe u mbrojtëm në mënyrë të shkëlqyer”.

Kjo Barcelonë padyshim që ka tremburg Europën dhe mund të cilësohet favorite për të fituar Championsin, ndonëse nuk duhet harruar Paris SG, apo edhe ekipet e tjerw që mund të kualifikohen në gjysmëfinale.

Më të lexuarat

BBC: Përse Donald Trump po godet Kinën në tregti?
Norvegjia planifikon të ndërtojë tunelin më të gjatë nënujor në botë
Menu