A je gati për diellin? Gabimet që të gjithë bëjmë tani për kujdesin e lëkurës

Pranvera ka mbërritur dhe tani është koha për të shijuar diellin, ajrin e freskët dhe daljet e gjata në natyrë. Por bashkë me të vjen edhe një sfidë: ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Mbrojtja e lëkurës nuk është diçka që duhet lënë për verën – rrezet e diellit janë të forta edhe tani. Ja disa nga gabimet më të zakonshme që bëjmë dhe si t’i shmangim:Kremi kundër diellit – Miku më i mirë (që shpesh e harrojmë)

Shumë njerëz e aplikojnë kremin e diellit vetëm kur janë në plazh, por në fakt ai duhet përdorur çdo ditë, sidomos në zonat e pambuluara si fytyra, duart dhe qafa. Zgjidhni një krem me SPF të paktën 30, që mbron nga rrezet UVA dhe UVB. Dhe mos harroni: nëse dilni jashtë, riaplikojeni çdo dy orë, sidomos nëse djersiteni ose e fshini fytyrën me duar.Rëndësia e hidratimit – nga brenda dhe jashtë

Me temperaturat në rritje, trupi ka nevojë për më shumë hidratim. Nëse ndiheni të lodhur, me lëkurë të thatë apo të plasaritur, ndoshta nuk po pini mjaftueshëm ujë. Qëllimi: të paktën 8 gota ujë në ditë, por nëse konsumoni shumë kafeinë apo jeni aktivë, shtoni më shumë.

Ushqimet që ndihmojnë me hidratimin: Kastraveci (përmban 95% ujë); luleshtrydhet (përmbajnë shumë ujë dhe antioksidantë); portokalli dhe kivi (përveçse hidratojnë, janë të pasura me vitaminë C, që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës)Alternativa të zgjuara

Duhet të mendoni edhe për zakonet e përditshme. Duhanpirja është një nga faktorët kryesorë që përshpejton plakjen e lëkurës. Ata që nuk janë gati ta lënë plotësisht, mund të konsiderojnë alternativa më të mira si IQOS, që ngroh duhanin pa e djegur, duke reduktuar ekspozimin ndaj tymit të cigares.Pastrimi i lëkurës – Mos flini me grimin dhe papastërtitë e ditës

Gjatë ditës, në lëkurë grumbullohen papastërti, djersë dhe ndotës nga ajri. Mos e lini fytyrën pa e pastruar para gjumit, pasi kjo mund të çojë në pore të bllokuara dhe puçrra. Për një pastrim të duhur:

– Përdorni një larës të butë që nuk e than lëkurën
– Nëse keni lëkurë të yndyrshme, zgjidhni një pastrues me acid salicilik
– Nëse keni lëkurë të thatë, zgjidhni produkte me acide yndyrore dhe glicerinë
– Një herë në javë, përdorni një scrub të butë ose një eksfoliant kimik për të hequr qelizat e vdekuraÇfarë hani reflektohet në lëkurë

Dieta ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e lëkurës. Në vend të ushqimeve të përpunuara, të pasura me sheqer dhe yndyra të këqija, fokusohuni tek këto superushqime:

– Frutat dhe perimet shumëngjyrëshe (boronica, specat, domatet) për antioksidantë
– Fruta të thata dhe fara liri për omega-3 dhe elasticitetin e lëkurës
– Çaji jeshil për të reduktuar inflamacionin dhe për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e diellit
– Peshku i yndyrshëm (si salmoni) për rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Më të lexuarat

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi divorcohen ditën e nisjes së fushatës elektorale
BBC: Përse Donald Trump po godet Kinën në tregti?
Menu