Socialistët nisin fushatën me gratë/ Rama: Suksesi i Shqipërisë për në BE varet nga nënat, gratë dhe bijat tona

Nën simboliken e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian dhe pasaportës Europiane, Edi Rama i parapriu çeljes e fushatës zyrtare me një takim me gratë socialiste.

 

Takimi u mbajt në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.Ai theksoi se nënat, gratë dhe bijat tona, janë suksesi kryesor i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

 

“Të dashura nëna, motra dhe bija, kudo ku jeni, sot jemi mbledhur njëkohësisht në të 12 qarqet e vendit ku do zhvillohen 12 garat elektorale për Kuvendin e Shqipërisë për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit. Për të përcjell mesazhin se: Shqipëria është grua, Europa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë. Kjo formë politike mbështetet fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë. PS e mbështetin në rang kombëtar 56% e zgjedhësve gra dhe vajza dhe në qarqe të caktuara kjo mbështetja shkon në 65%”, tha ai.

Më të lexuarat

Gjej kodin dhe shiko videon! Instagram po planifikon diçka të re
Dollari në pikiatë/ Rënia më e madhe e monedhës amerikane, në një dekadë
Menu