PD – Shqipëria Madhështore hap sot zyrtarisht fushatën, të pranishëm në ceremoni dhe tre fëmijët e Ilir Metës

Partia Demokratike dhe aleatët e saj të koalicionit “Shqipëria Madhështore” do të hapin zyrtarisht fushatën elektorale në pak minuta, në orën 19:00, në Sheshin Nënë Tereza.

 

Aktiviteti pritet të mbledhë një numër të madh mbështetësish, ndërsa mediat raportojnë se mes të pranishmëve do të jenë edhe tre fëmijët e ish-presidentit Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.Fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të mbështesin koalicionin “Shqipëria Madhështore”, i kryesuar nga Partia Demokratike e Sali Berishës, ku është pjesë gjithashtu edhe Partia e Lirisë.Ky aktivitet do të shënojë një moment të rëndësishëm në fushatën elektorale të koalicionit.

Më të lexuarat

Shpërthen bomba jashtë zyrave të kompanisë hekurudhore në Athinë, nuk ka të lënduar
Gjej kodin dhe shiko videon! Instagram po planifikon diçka të re
Menu