Albstory pyet politikën/ Kandidatja e PD, Lumturi Hasa shpalos vizionin për 11 majin

Më 11 maj, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

 

Partitë politike kanë nisur fushatën për të bindur zgjedhësit për votën e tyre, ndërsa shpalosin programin për mënyrën se si do të qeverisin vendin, nëse shpallen fitues të zgjedhjeve.

 

Në kuadër të zgjedhjeve dhe interesit publik, Albstory do të publikojë vizionin, idetë dhe programet e kandidatëve, që synojnë të fitojnë besimin e shqiptarëve në garën zgjedhore.

Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit , Lumturi Hasa ka shpalosur vizionin e saj dhe arsyet se pse duhet që shqiptarët të zgjedhin Partinë Demokratike dhe atë personalisht.

1. Pse zgjodha të garoj për zgjedhjet parlamentare të 11 majit?

Sepse besoj se koha e fjalëve ka kaluar. Tani është koha për veprime konkrete, dhe unë dua të jem zëri i qytetarëve që kërkojnë ndryshim të vërtetë.

2. Sa e lidhur jam me zonën elektorale dhe komunitetin?

Jam rritur mes tyre. I njoh sfidat, dëshirat dhe shpresat e çdo familjeje. Nuk jam thjesht një kandidate, jam një nga ta.

3. Pse duhet të më votojnë shqiptarët?

Sepse jam e re, figurë e pastër dhe e vendosur. Nuk kam interesa personale, por një vizion të qartë për të ardhmen dhe një dëshirë të fortë për t’i shërbyer njerëzve.

4. Tre gjëra që duhet të ndryshojnë menjëherë në Shqipëri:

. Kosto e lartë e jetesës.

• Drejtësia

• Emigrimi

5. Mesazhi im për kundërshtarët politikë:

Le të garojmë me ide, jo me shpifje. Fushata kalon, por Shqipëria është e përbashkët. Të respektojmë njëri-tjetrin dhe të dëshmojmë dinjitet politik.

Më të lexuarat

Albstory pyet politikën/ Kandidati i PD, Skënder Dika shpalos vizionin për 11 majin
Albstory pyet politikën/ Kandidati i PS, Adnan Shullani shpalos vizionin për 11 majin
Menu