Albstory pyet politikën/ Kandidatja e PS, Ermonela Felaj shpalos vizionin për 11 majin

Më 11 maj, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Partitë politike kanë nisur fushatën për të bindur zgjedhësit për votën e tyre, ndërsa shpalosin programin për mënyrën se si do të qeverisin vendin, nëse shpallen fitues të zgjedhjeve.

Në kuadër të zgjedhjeve dhe interesit publik, Albstory do të publikojë vizionin, idetë dhe programet e kandidatëve, që synojnë të fitojnë besimin e shqiptarëve në garën zgjedhore.

Kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Ermonela Felaj ka shpalosur vizionin e saj dhe arsyet se pse duhet që shqiptarët të zgjedhin Partinë Socialiste dhe atë personalisht.

1. Pse zgjodhët të garonit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit?

“Më duhet të theksoj që ishte më së pari një vendim i Partisë Socialiste, që unë të isha pjesë e listës së kandidatëve të saj për qarkun e Tiranës. Për këtë, pa dyshim më duhet t’i them faleminderit, i jam mirënjohëse Edi Ramës që më besoi sërish të jem pjesë e e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Unë garoj për mandain tim të pestë, jam bërë pjesë e Partisë Socialiste që prej vitit 2009 dhe 16 vite në politikën aktive, 16 vite në Partinë Socialiste që kanë qenë vite të përpjekjeve të mëdha, të sfidave të mëdha, por natyrisht edhe të kënaqësive të panumërta, sepse punët e bëra mirë, punët e bëra me besim, punët e lidhura fort me njerëzit dhe komuntetin nga i cili unë vij. Kam punuar për tre mandate në qarkun e Beratit, natyrisht që më kanë dhënë edhe shumë gëzim, edhe këtë nuk mund ta krahasoj apo ta barazoj me asgjë tjetër. Është për hir të kësaj rruge të gjatë, për hir të atyre njerëzve që më kanë besuar dhe tek të cilët jam mbështetur që unë doja ta vazhdoja këtë rrugë. Natyrisht sfida e 11 majit nuk është sfidë e lehtë duke qenë kandidate e listës së hapur, por është një sfidë e vërtetë. Kështu që unë dua t’i nënshtrohem sfidës së vërtetë.”

2. Sa e lidhur jeni me zonën tuaj elektorale dhe me komunitetin?

“Kandidoj në qarkun e Tiranës dhe zona e kujdestarisë, e cila më është besuar është njësia administrative Kashar. Është një zonë e re për mua. Nuk kam qenë më parë në këtë zonë, por duhet të kemi parasysh që Kashari ka një gjeografi të çuditshme edhe përsa i përket shtrirjes së saj në territor, sepse është një njësi me një sipërfaqe relativisht të madh. Ka një numër të lartë banorësh vetëm censusi i fundit na sjell një të dhënë që Kashari ka 90 mijë banorë. Kështu që ka goxha punë për t’u bërë në Kashar. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen time është fakti që aty kemi të përqendruar një popullsi relativisht të re, janë me disa mijëra familje të reja të vendosura në Kashar të ardhura nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe kjo është arsye për ta gjetur veten shumë pranë atyre komuniteteve. Puna ime ka filluar në qarkun e Beratit dhe për tre mandate ka vazhduar atje kështu që kam një komunitet të Kuçovës në zonën ku jam duke punuar, kam një komunitet të skraparllinjve, kam një komunitet të Poliçanit, kam një komunitet të njerëzve të ardhur nga Ura Vajgurore edhe kjo është një lëndë shumë e mirë për mua që vij nga ai qark edhe vij me një përvojë të konsoliduar tani më si deputete, si kandidate për deputete e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Në fund të ditës unë jam dhe një kolonjare, e cila ka bashkëshort një burrë shkodran kështu që është gjithmonë një kënaqësi kur gjej edhe komunitete nga veriu edhe komunitete nga krahina e prindërve të mi, por përtej kësaj, puna ime ka qenë gjithmonë me njerëzit kështu që nuk është se në vetvete bën diferencën krahina apo bën diferencë zona, sepse njerëzit janë të ngjashëm kudo, në kuptimin që kërkesat e tyre dhe pritshmëritë e tyre janë të ngjashme. Unë e them gjithmonë dhe nga këtu buron dhe besimi dhe këmbëngulja ime për t’i çuar punët përpara. Në vitin 2009 deri në vitin 2013 ne lidhëm fjalën, ne lidhëm besë me njerëzit e zakonshëm pa pasur asnjë lloj pushteti nën administrim dhe njerëzit na besuan dhe ne ditëm ta kthenim këtë besim me punët e bëra në territor. Unë jam krenare për faktin që jam një ndër deputetet e pakta jetëgjatë në të njëjtin territor dhe më vjen mirë për këtë fakt, sepse qartësisht justifikimi ka qenë puna dhe vetëm puna. Më vjen mirë që në fushatën e 2021 m’u besua menaxhimi i një territori këtu në Tiranë nga ana e Partisë Socialiste dhe aty arritëm të rrisnim në mënyrë të ndjeshme rezultatin e Partisë Socialiste sikundër edhe për kohën që punova në qarkun e Fierit në pesë njësitë vendore. Besoj, gjithsesi vlerësimi gjithmonë vjen nga njerëzit, besoj me të gjithë sa kam mundur me kapacitetin tim profesional, intelektual dhe politik, kam bërë më të mirën për atë territor. Përgjigjen e punëve të bëra në qarkun e Fierit e marrë nga telefonatat e njerëzve, qytetarëve të ndryshëm nga Fieri, që me simpatinë për personin tim ato sot janë duke u përpjekur që të më krijojnë lidhje, mbështetje, suport të të gjithë qytetarëve të ardhur nga Fieri. Unë për hir të së vërtetës dua ta them që kam edhe një lidhje të veçantë me Fierin, sepse puna ime e parë si prokurore ka filluar pikërisht nga ky qytet, kjo ka qenë dhe një arsye kryesore pse pas vitit 2021 unë kërkova vetë që të angazhohem në qarkun e Fierit. Mos harroni që ndoshta është qarku më i majtë në të gjithë Shqipërinë që e ka mbështetur në mënyrë të vijuar Partinë Socialiste. Sfida e Tiranës, padyshim që është sfida më e madhe edhe për faktin që së bashku me kolegë të tjerë ne jemi pjesë e listës së hapur të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, por siç e përmenda dhe më sipër kjo është sfidë nga ato të vërtetat dhe unë dua që ta çoj këtë sfidë deri në fund për të gjithë socialistët, simpatizantët, dashamirësit e njësisë administrative Kashar sikundër për të gjithë socialistët, simpatizantët, dashamirësit e qarkut të Tiranës me të cilët kam ndarë vijimisht edhe më parë për shkak të punës, për shkak të detyrave që unë kam mbajtur në Parlament, si nënkryetare e Kuvendit, por edhe si ish-kryetare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe e vetmja grua që ka drejtuar këtë komision në 30 vjet, por edhe si ish-ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe kam pas nderin që në mandatin tonë të parë qeverisës, unë të jem ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin dhe padyshim kam qenë pjesë e reformave më të rëndësishme të atij mandati që tek e fundit vazhdojnë të mbeten gur-themeli i të të gjitha reformave, që ne kemi ndërmarrë.”

3- Arsyet pse shqiptarët duhet t’ju votojnë?

“Për pyetjen se pse duhet të na votojnë shqiptarët, unë kam një përgjigje shumë të thjeshtë edhe nuk dua të jetë si një nga ato përgjigjet klishe dhe si përsëritje e një refreni, por në thelb unë mendoj se askujt që punon, askujt që ka treguar vullnet, dëshirë të mirë, që ka treguar shqetësim dhe preokupim të vijuar për këtë vend, për njerëzit e këtij vendi nuk i duhet ndërprerë rruga dhe Partia Socialiste në këto 12 vite të qeverisjes së saj, këto aspekte kryesore i ka shprehur në të gjitha vendimmarrjet, në të gjitha politika kryesore në drejtimin e vendit dhe pikërisht për këtë arsye shqiptarët duhet ta votojnë Partinë Socialiste nga kudo ku janë dhe jetojnë.”

4- Tre gjërat që sipas jush duhet të ndryshojnë menjëherë në Shqipëri

“Do ndaja tre nga objektivat tonë programor, që ne natyrisht do t’i përmbushim në këto katër vite, por unë këto i gjykoj si më të rëndësishmet. Objektivi i parë është përmbyllja e procesit të legalizimit dhe certifikimit të pronës. Ka qenë realisht një proces i vështirë, kemi bërë vendimmarrje shumë të rëndësishme. Kemi zgjidhur problematika të rënda në zona e territore të tëra të Shqipërisë, nga veriu në jug. Kështu që është momenti dhe koha për ta përmbyllur këtë proces njëherë e mirë dhe për t’u siguruar për të gjitha ata njolla në territor, që duhet të ngelen si pjesë të rëndësishme të zhvillimit të veprave të instruktuarave publike, për të cilat natyrisht ka shumë nevojë që të jemi vazhdimisht të impenjuar.

Ndryshimi i dytë, është po kaq e rëndësishme, ajo qe ne kemi marrë përsipër që brenda katër viteve të sigurojmë laboratorë në të gjithë shkollat 9-vjeçare. Dhe ky më duket një objektiv shumë i rëndësishëm. Kemi një plan të qartë dhe një rrugë të qartë se si do t’i arrijmë këto gjërat dhe pa harruar që vitin 2026, ku kryefjalë do jenë pensionet. Kjo nuk vjen rastësisht, as si premtim as si objektiv, por për arsye të faktit që në 12 vite ne kemi ndërtuar një bazë tanimë solide për të siguruar rritjen e pensioneve. Krijimi i kësaj baze të fortë dhe të qëndrueshme ka filluar kujdesin me politikat që sigurojnë dhe që zgjerojnë punësimin dhe bëjnë të mundur që të punësuarit në nivele të ndryshme të kenë paga sa më të larta. Kemi ecur hap pas hapi në këtë drejtim dhe sot të jemi në kushtet, që në mund të hedhim hapin e madh të radhës që është reforma e pensioneve. Unë gjithmonë ka menduar, ndonëse nuk jam një ekonomiste, por me logjikën time kam menduar edhe kam besuar se nuk mund të mbërrinim tek ky momenti i reformës së pensioneve pa bërë më parë reformën e pagave. Ja arritëm të bënim reformën e pagave. Sërish do kemi rritje pagash në janar të 2026, kur mendojmë se paga minimale do jetë 500 euro dhe paga mesatare 1200 euro dhe këto janë objektiva realisht shumë të lartë, që e pozicionojnë Shqipërinë mbi të gjitha vendet e rajonit dhe më shumë se sa kaq.”

5- Cili do ishte mesazhi juaj drejtuar kundërshtarëve politikë në këtë garë?

“Në 16 vite të qenies time në politikën aktive i kam qëndruar përballë moçalit politikës dhe në atë moçal kanë vazhduar të ngelën kundërshtarët për fat të keq se do kishte qenë mirë edhe për vendin që të kishin dalë nga moçali, por kanë ngelur pikërisht aty. Mesazhet që kam sot, mesazhet i kam me njerëzit, sepse me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendit, sepse ato janë ajo masa kritike që vendosim për pushtetin në këtë republikën, në këtë Atdheun tonë të dashur. Kështu që, po hyj drejtpërdrejt në mesazhi: voto PS, numrin 5. Voto për partinë dhe teksa voto për PS ,zgjidh gruan apo burrin më të zotin, më të zonjën, më me integritet moral dhe profesional që ke njohur nga Politika. Të gjitha këto janë shumë të thjeshta për t’u prekur dhe për t’u realizuar, bëhu pjesë e zgjedhjeve të 11 majit.”

Më të lexuarat

Albstory pyet politikën/ Kandidati i PS, Admir Kadeli shpalos vizionin për 11 majin
Albstory pyet politikën/ Kandidati i PD, Dashamir Xhika shpalos vizionin për 11 majin
Menu