Më 11 maj, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Partitë politike kanë nisur fushatën për të bindur zgjedhësit për votën e tyre, ndërsa shpalosin programin për mënyrën se si do të qeverisin vendin, nëse shpallen fitues të zgjedhjeve.
Në kuadër të zgjedhjeve dhe interesit publik, Albstory do të publikojë vizionin, idetë dhe programet e kandidatëve, që synojnë të fitojnë besimin e shqiptarëve në garën zgjedhore.
Kandidatja e Partisë Mundësia për qarkun e Tiranës, Marçela Laskaj ka shpalosur vizionin e saj dhe arsyet se pse duhet që shqiptarët të zgjedhin Partinë Mundësia dhe atë personalisht.
1. Pse zgjodhët të garonit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit?
“Vendimi për të kandiduar lindi nga ndjenja e detyrës dhe përkushtimit ndaj vendit tim. Kam studiuar drejtësi dhe master në të drejtë ndërkombëtare në Shqipëri, por prej 7 vitesh jetoj në Angli, ku kam parë një sistem që funksionon dhe respekton qytetarin.Ne nuk i dimë te gjithë emrat e ministrave ne Mbretërine e Bashkuar,por dimë se cfarë politike reale lehtësuese prodhojne ministritë e tyre.Këtë frymë pune dua te sjell edhe në Shqipëri. Një politikë që punon për qytetarin,jo një politikë qe sillet rreth “Kultit te individit. U largova për një jetë më të mirë, por zemra ime ka qenë gjithmonë këtu. Kjo garë është për të kthyer shpresën, për të sjellë energji të re dhe për të qenë një zë i ndershëm për qytetarët që ndihen të harruar.”
2. Sa e lidhur jeni me zonën tuaj elektorale dhe me komunitetin?
“Jam thellësisht e lidhur, jo vetëm shpirtërisht por edhe familjarisht. Familja ime, prindërit dhe vjehrra jetojnë këtu dhe çdo rikthim për mua është rikthim në rrënjë. Vij nga një familje e përndjekur gjatë regjimit komunist dhe jam rritur me vlera të djathta, me respekt për lirinë, punën dhe dinjitetin. Komunitetin e njoh, e ndjej dhe dua të jem përfaqësuese e atyre që e duan Shqipërinë dhe nuk janë dëgjuar sa duhet.”
3- Arsyet pse shqiptarët duhet t’ju votojnë?
“Sepse përfaqësoj një profil të ri: një grua, një nënë, një profesioniste me formim juridik, që e di çfarë është sakrifica dhe mërgimi. Nuk kam interesa të fshehura kam vetëm dëshirën për të kthyer diçka pas në vendin tim. Kam parë si funksionon shteti në vende të tjera dhe besoj fort që Shqipëria mund të bëhet më e mirë. Vota për numrin 10,Partinë “Mundësia” është votë për ndershmëri, përfaqësim të vërtetë dhe një politikë me fytyrë njerëzore.”
4- Tre gjërat që sipas jush duhet të ndryshojnë menjëherë në Shqipëri
“Korrupsioni dhe mungesa e mbështetjes reale financiare për shtresat më vulnerabël si nënat e vetme ,fëmijët jetimë,të moshuarit, invalidët.
Ulja e çmimeve,përgjysmimi i taksave.
Mbështetja e sipërrmarjes vendase dhe ulja e inflacionit.”