Vota e Diasporës, Rama: Moment historik, duhet një shumicë përtej fanellës së partive për integrimin

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që emigrantët shqiptarë të votojnë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjithashtu nënvizoi se zarfet e KQZ po shpërndahen gjithandej, duke nënvizuar se vota duhet të shkojë për numrin 5 për Shqipërinë në BE.

“Zarfet e KQZ po shpërndahen gjithandej. Procedura është e thjeshtë , standarde, por megjithatë duhet parë me vëmendje udhëzimi. Kini parasysh vendoset një shënim brenda kuadratit ku shkruhet numri 5. Në çdo kuti tjetër vota juaj është juridikisht e vlefshme, por politikisht e pavlefshme. Në këtë moment historik duhet të jetë një shumicë përtej fanellës së partive. Udhëzimi i KQZ duhet ndjekur me shumë kujdes”, tha Rama.

Më të lexuarat

Skenë “filmi” në Tiranë/ Dy persona nuk i binden urdhrit të policisë, gjatë arratisjes përplasin makinën e efektivëve
Albstory pyet politikën/ Kandidati i Partisë “Mundësia”, Edison Abazi shpalos vizionin për 11 majin
Menu