7 mënyra si mund të kaloni më lehtë sezonin e alergjive, sipas mjekëve alergologë

Çdo vit, sezoni i alergjive nënkupton hundë të bllokuara, kruajtje, irritim të syve dhe tështima të vazdhueshme.

Alergjitë ndodhin kur sistemi juaj imunitar gabimisht identifikon një substancë – në këtë rast, polen – si një kërcënim dhe ka një përgjigje imune. Shumica e simptomave nuk janë kërcënuese për jetën, por janë të pakëndshme.

Nëse nuk e keni gjetur ende mbrojtjen më të mirë kundër polenit, mos u shqetësoni. Ka medikamente mjaftueshëm, por nëse kërkoni që ta mbani situatën në kontroll, duhet të merrni masa. Ja dia mënyra të tjera për t’u mbrojtur nga poleni:

1. Mbyllni dritaret gjatë gjithë kohës, në shtëpi, punë apo makinë.

2. Ndërroni rrobat dhe bëni dush para gjumit. Njerëzit me alergji sezonale duhet të bëjnë dush ose të lahen para gjumit për të hequr polenin nga flokët dhe lëkura e tyre.

3. Pastroni shtratin – ndërroni çarçafët, këllëfët e jastëkëve, mbulesat e jorganit dhe batanijet e tjera sa më shpesh. Lajini çdo javë me ujë të nxehtë.

4. Vendosni një maskë N95 jashtë e cila mund të ndihmojë gjithashtu në bllokimin e grimcave të polenit.

5. Spërkatni një sprucues me kripë brenda vrimave të hundës për të ndihmuar në largimin e polenit ose për të qetësuar mukozën e irrituar.

6. Pini shumë ujë. Mos e nënvlerësoni fuqinë e të qenit të hidratuar.

7. Avulli ndihmon me rrugët e frymëmarrjes, ndaj mund të thithni avull direkt (duke qëndruar mbi një tenxhere me ujë që valon) ose të bëni një dush të nxehtë.

Më të lexuarat

Albstory pyet politikën/ Kandidatja e PS, Holta Duda shpalos vizionin për 11 majin
Atentati në Tiranë/ Si është gjendja shëndetësore e të plagosurve, 11-vjeçari ende në gjendje të rëndë
Menu