Albstory pyet politikën/ Kandidatja e PS, Holta Duda shpalos vizionin për 11 majin

Më 11 maj, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Partitë politike kanë nisur fushatën për të bindur zgjedhësit për votën e tyre, ndërsa shpalosin programin për mënyrën se si do të qeverisin vendin, nëse shpallen fitues të zgjedhjeve.

Në kuadër të zgjedhjeve dhe interesit publik, Albstory do të publikojë vizionin, idetë dhe programet e kandidatëve, që synojnë të fitojnë besimin e shqiptarëve në garën zgjedhore.

Kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Holta Duda ka shpalosur vizionin e saj dhe arsyet se pse duhet që shqiptarët të zgjedhin Partinë Socialiste dhe atë personalisht.

1. Pse zgjodhët të garonit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit?

“Zgjodha të bëhem pjesë e kësaj gare për të mos qënë thjesht vëzhguese në realitetin dhe të ardhmen e vendit ku kemi vendosur të jetojme dhe të ndërtojmë te ardhmen për familjen tonë.”

2. Sa e lidhur jeni me zonën tuaj elektorale dhe me komunitetin?

“Duke qënë me profesion mjeke unë e konsideroj lidhjen me komunitetin mundësinë e artë që më është dhënë që jo vetëm ta njoh realitetin social në të gjitha këndvështrimet por edhe të mund të jap sado pak kontribut në përmirësimin e tij. E shoh shumë të lidhur veten me komunitetin.”

3- Arsyet pse shqiptarët duhet t’ju votojnë?

“Unë jam person analitik edhe dëshiroj gjithmonë ta gjej arsyen e problemit e me pas ta zgjidh atë. Mendoj se zgjidhjet e problemeve të vogla hapin më shumë rrugë se sa fjalët e mëdhaja.”

4- Tre gjërat që sipas jush duhet të ndryshojnë menjëherë në Shqipëri

“Vetëm tre? 🙂 Patjetër gjëja më kryesore është të forcohet më tej sistemi i drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit.

Rritja më tej e mbështetjes sociale sidomos në raport me personat me affësi të kufizuar, ku është një sfidë shumë e madhe integrimi i tyre në shoqëri dhe punësim. Si dhe e treta jo për nga rëndësia vazhdimi i reformave.

Në shëndetësi dhe zgjerimi i rrjetit ndeekombëtar të bashkpunimit me fokus decentralizimin e kompetencave në sistemin shëndetësor. Kjo do të sjellë rritje të përgjegjshmërisë dhe eficences në menaxhimin e buxheteve të dedikuara. Reformat janë të nisura dhe janë pjesë e strategjisë kombëtare për shëndetësinë.”

Më të lexuarat

Albstory pyet politikën/ Kandidati i PD, Renato Kumrija shpalos vizionin për 11 majin
7 mënyra si mund të kaloni më lehtë sezonin e alergjive, sipas mjekëve alergologë
Menu