Të gjitha duam një lëkurë të pastër, ndaj edhe shpenzojmë shumë para me trajtime dhe produkte për ta mirëmbajtur atë. Por së fundmi një teori e re po qarkullon dhe thotë se mund të përmirësojmë lëkurën, reduktojmë stresin, përmirësojmë tretjen dhe të kultivojmë një shëndet më të mirë mendor me një teknikë: frymëmarrja.
A mund të jetë vërtet kaq e thjeshtë? Këtu janë katër mënyra se si frymëmarrja mund të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe ta bëjë lëkurën të shkëlqejë.
Frymëmarrja e thellë lufton inflamacionin, shkaktarin kryesor të akneve. Ndërsa puçrrat shpesh mendohet se shkaktohen nga papastërtitë ose bakteret, inflamacioni është fajtori më i zakonshëm. Inflamacioni mund të shkaktohet nga stresi, konsumimi i sheqerit ose gjumi i pamjaftueshëm.
Thjesht duke marrë frymë, ne mund të ngadalësojmë prodhimin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili shkakton inflamacion në trupin tonë. Kur trupi prodhon shumë nga ky hormon, lëkura jonë bëhet e yndyrshme.
Kur kortizoli mbiprodhohet, inflamacioni është, nga ana tjetër, më i vështirë për t’u luftuar. Thjesht duke marrë frymë me qetësi, ne mund të reduktojmë stresin që mban nën kontroll hormonin e kortizolit. Lëkura jonë redukton prodhimin e yndyrës dhe trupi është më i aftë të luftojë atë.
Përveç reduktimit të akneve, frymëmarrja mund ta bëjë lëkurën të duket më e ndritshme dhe më rinore. Kur marrim frymë thellë, përfshihet sistemi ynë limfatik dhe i qarkullimit të gjakut. Kjo nxit rigjenerimin e qelizave. Gjithashtu, frymëmarrja mund të nxisë tretjen dhe të përmirësojë shëndetin e zorrëve. Një mikrobiom jo i shëndetshëm i zorrëve mund të çojë në baktere që ndikojnë në shëndetin e lëkurës dhe shkatërrojnë shkëlqimin e saj natyral.
A e keni dëgjuar ndonjëherë terapistin tuaj t’ju thotë thjesht të merrni frymë? Kjo ndodh sepse frymëmarrja lufton dhe qetëson ankthin. Kur jemi të shqetësuar, bëjmë frymëmarrje të shkurtra.
Kur jemi në ankth, trupi ynë kalon në një gjendje që aktivizon një mekanizëm mbrojtës, gjë që çon në lëkurë të yndyrshme, e cila çon në shpërthime aknesh dhe më pas bëhemi më të stresuar sepse na mungon vetëbesimi. Është një cikël i pafund që mund të ndalet thjesht duke duke marrë frymë. Për më tepër, frymëmarrja e ngadaltë mund t’ju bëjë të ndiheni shumë më të qetë.
Nuk është e nevojshme të jesh para pasqyrës për të marrë frymë. Të gjithë e bëjmë atë: gjithë ditën, çdo ditë. Lëkura me shkëlqim është edhe më e arritshme nëse përfitoni nga ky mekanizëm i qëndrueshëm mbrojtës. Është një hap i lehtë dhe falas për t’i shtuar rutinës suaj që mund ta bëni edhe në shëtitjet tuaja ose në zyrë.