Më 11 maj, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Partitë politike kanë nisur fushatën për të bindur zgjedhësit për votën e tyre, ndërsa shpalosin programin për mënyrën se si do të qeverisin vendin, nëse shpallen fitues të zgjedhjeve.
Në kuadër të zgjedhjeve dhe interesit publik, Albstory do të publikojë vizionin, idetë dhe programet e kandidatëve, që synojnë të fitojnë besimin e shqiptarëve në garën zgjedhore.
Kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti ka shpalosur vizionin e saj dhe arsyet se pse duhet që shqiptarët të zgjedhin Partinë Socialiste dhe atë personalisht.
1. Pse zgjodhët të garonit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit?
“Është privilegj, mundësi dhe përgjegjësi. E kam vlerësuar si moment të rëndësishëm politik për PS dhe për karrierën time politike. Politika është garë alternativash dhe profilesh politikanësh/ dhe janë qytetarët ata që vendosin. Unë mendoj se gara dhe ballafaqimi drejtpërdrejtë me votën e qytetarëve është testi vërtetë për këdo që zgjedh të merret me politikë aktive dhe jam shumë e vetëdijshme për këtë zgjedhje.”
2. Sa e lidhur jeni me zonën tuaj elektorale dhe me komunitetin?
“Njësia katër është një Shqipëri e vogël e cila rritet shpejt/ komunitete të ndryshme dinamike që ndërveprojnë me njëri tjetrin. Të konkurosh në njësinë 4 ti gjen përmasa të vetes dhe jetës tënde/ familjes tënde/ sfidave tua çdo ditë. Ne na bashkojnë kuptimet/ përkatësitë dhe sfidat e përbashkëta brenda diversitetit nga vijmë. Na bashkon vullneti për t’i thirrur problemet me emër dhe dhënë zgjidhjet më të mira/ më të mundshme dhe të matshme në kohë.”
3- Arsyet pse shqiptarët duhet t’ju votojnë?
“Ne kemi shansin të përmbyllim tranzicionin me antarësimin në BE. Ky është misioni jonë kombëtar/ prandaj ftojmë këdo përtej partive të bëhet pjesë e këtij kuptimi dhe kësaj përpjekje historike për Shqipërinë.”
5- Cili do ishte mesazhi juaj drejtuar kundërshtarëve politikë në këtë garë?
“Kundërshtarët i respektoj pavarësisht qasjes shpesh që ata përdorin/ në gjithë kritikat dhe alternativat që ofrojnë/ por do i ftoja që në lidhje me BE të japin konsensus maksimal si në fushatë dhe nesër kur do të jenë në opozitë. BE është mision përtej nesh/ përtej partive.”