Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje për përdorim të përgjegjshëm të telefonave, duke theksuar se sektori i telekomunikacionit po kalon një “moment kritik”.
Në një deklaratë për mediat, Sánchez tha se ende nuk ka informacion përfundimtar mbi shkaqet e ndërprerjes së energjisë që ka prekur pjesë të ndryshme të vendit. Ai siguroi qytetarët se për momentin nuk ka kërcënim për sigurinë publike.
Gjithashtu, Kryeministri theksoi se sistemet e pagesave dhe bankingu dixhital po funksionojnë normalisht, duke qetësuar shqetësimet për ndikimin e mundshëm në jetën e përditshme.
Sánchez njoftoi gjithashtu se Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të zhvillojë një tjetër mbledhje brenda ditës për të shqyrtuar masat që mund të merren në vazhdim.