Më 11 maj, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Partitë politike kanë nisur fushatën për të bindur zgjedhësit për votën e tyre, ndërsa shpalosin programin për mënyrën se si do të qeverisin vendin, nëse shpallen fitues të zgjedhjeve.
Në kuadër të zgjedhjeve dhe interesit publik, Albstory do të publikojë vizionin, idetë dhe programet e kandidatëve, që synojnë të fitojnë besimin e shqiptarëve në garën zgjedhore.
Kandidati i “Lëvizja Bashkë” për qarkun e Tiranës, Demian Mrishaj ka shpalosur vizionin e tij dhe arsyet se pse duhet që shqiptarët të zgjedhin “Lëvizja Bashkë” dhe atë personalisht.
1. Pse zgjodhët të garonit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit?
“Situata në Shqipëri është alarmante. Ne si grupim aktivistësh qëkur vendosëm të ktheheshim në një parti politike e menduam këtë rrugtimin si një nga mjetet kryesore për të ndryshuar rrjedhen e vendit tonë. Por përfaqësimi në parlament nuk është e vetmja zgjidhje. Gjithashtu duhet organzime sindikale, në lagje, në fakultete e kudo ku ka grupime njerzish. Përveç zërit në parlament duhen mijëra zëra nga jashtë.
Unë jam krenar që përfaqësoj Lëvizjen Bashkë. Kandidimi im është thjeshtë detyra e radhës që e marr nga këshilli koordinue.”
2. Sa e lidhur jeni me zonën tuaj elektorale dhe me komunitetin?
“Unë përfaqësoj njësinë 9 dhe 11. Jam rritur në Laprakë dhe në zonën Don Bosko. Kam qënë vullnetar prej shumë vitesh në qendren Don Bosko.
Jam shumë i lidhur me zonën dhe i njoh shumë mirë problematikat e tyre.”
3. Arsyet pse shqiptarët duhet t’ju votojnë?
“Le të votojnë ata që ndër vite kanë përkrah kauzat shoqërore. Të votojnë programin më të mirë. Të votojnë njerzit që nuk kanë që të përfshirë në aferat e partive të vjetra.
Të mos votojnë për hatrin e miqëve dhe kushërinjëve.
Pra, shqiptarët duhet të votojnë me ndërgjegje.”
4. Tre gjërat që sipas jush duhet të ndryshojnë menjëherë në Shqipëri:
“Në Shqipëri ka shumë gjëra që duhet të ndryshojnë. Është e vështirë të përzgjedhësh tre.
Unë në fakt do të doja shumë që të përmendja katër shtyllat kryesore të programit.
-Duhet të kemi një shtet zhvillimor.
Pra një shtet që investon në bujqësi, blegtori, teknologji dhe inxhinjeri të ndryshme. Kjo do përmirësimin e tregut të punës, rritjen e punësimit dhe zhvilimin ekonomik.
-Shtet Social
Miratimi i minimumit jetik dhe politikave të tjera sociale që përmirësojnë jetën e shtresave të margjinalizuara të shoqërisë.
Duhet të kemi një shtet që ka në qendër të vemendjes shtresat në nevojë dhe jo oligarkët.
-Shtet i së drejtës
Të kemi një shtet ku mbizotëron rregulli dhe ligji e jo kush është më i forti.
E pa një shoqëri të organizuar që bën presion vazhdimisht nuk mund të kemi një demokraci siç duhet të ishte.”
5. Cili do ishte mesazhi juaj drejtuar kundërshtarëve politikë në këtë garë?
“Kundërshtarët tanë po shpenzojnë shumë para me reklama dhe fletushka. Përveç dyshimit që ngjallin për burimin të japin ndjesi sikur vetëm njerzit që kanë shumë lekë mund të merren me politikë. Duhet të bëjmë fushata modeste dhe programe të forta e jo e kundërta. Kjo është një garë dhe në fillim të saj secili duhet të niset nga i njëjti finish, ndërsa fitoren e merr ai që është më i përgaditur.”