Amber, ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj një gruaje që sipas saj i kishte thënë “femër lind, nuk bëhesh”.
Në një Instastory të postuar në llogarinë e saj, Amber nuk e la pa përgjigje komentin, që nisi duke treguar se i kishte prishur mëngjesin:
Mirëmëngjes të gjithëve, sot mëngjesin e kemi filluar pak keq. Një femër, një grua, më tha ‘femër lind, nuk bëhesh’. Dakord. E para, unë feminilitetin nuk ia kam vjedhur asnjë femre në rruzullin tokësor. E dyta, e thënë nga një femër është e shëmtuar. Dhe e treta, nëse kjo femër mendon kështu, mund të sjellë burrin e saj, ta takoj. Dhe nëse burri i saj do të kthehet më në shtëpi, unë do të bëhem prapë burrë.”








