Jemi zyrtarisht në vjeshtë, dëshironi të jeni IN dhe plotë stil, ja ngjyrat që nuk duhet t’ju mungojnë në garderobë

Çdo sezon sjell me vete jo vetëm ndryshime në mot, por edhe në mënyrën si përqafojmë ngjyrat. Paleta e kësaj vjeshte na sjell në një “udhëtim estetik”, ku tonalitetet e ngrohta takohen me intensitetin modern, duke e shndërruar çdo veshje në një formë të re shprehjeje dhe ripërtëritjeje personale.Nga nuancat neutrale, deri te nuancat e theksuara që sjellin gjallëri, ngjyrat e këtij sezoni nuk janë thjesht pjesë e tendencave, ato premtojnë të bëhen pjesë e pandashme e gardërobës suaj për shumë më gjatë.Zbuloni më poshtë tonet që përbëjnë paletën më të spikatur të vjeshtës 2025.

Tonet gri

Grija është rikthyer fuqishëm në pistat e këtij sezoni, duke rikonfirmuar statusin e saj si simbol i elegancës së heshtur. Palltot e gjata, trikotazhet e buta dhe siluetat monokromatike tregojnë se kjo ngjyrë nuk është aspak e mërzitshme, përkundrazi, një pamje “all-grey” mund të jetë po aq e guximshme sa edhe sofistikuar.

Blu

Si gjithmonë, tepër e rafinuar, bluja, nga tonet më të errëta deri te ato pastel, sjell një ndjesi qetësie në paletën e këtij sezoni. Kombinohet lehtësisht me nuanca neutrale si gri dhe kafe, por mund të shkëlqejë edhe në pamje monokromatike.

E gjelbra

Një nga befasitë më të këndshme të këtij sezoni është nuanca e gjelbër. Qoftë përmes një veshjeje të plotë, apo thjesht një detaji të vogël, kjo ngjyrë nuk kalon pa u vënë re.

Kafe

Ngjyra kafe vijon të jetë një nga zgjedhjet më të dashura të stinës. Me ngrohtësinë dhe neutralitetin e saj, ajo shfaqet si një alternativë më e butë, por po aq elegante sa e zeza, duke u kombinuar në mënyrë ideale me paletën natyrore të vjeshtës.

E kuqja

Nuk ka ngjyrë që përfaqëson më mirë pasionin dhe vetëbesimin sesa e kuqja. Këtë vjeshtë, ajo rikthehet në versionin e saj më të zjarrtë, ideale për të krijuar pamje të guximshme apo për të shtuar pak ngjyrë në një kombinim më neutral.

Më të lexuarat

Shqipëria pjesë e sistemit europian të pagesave/ Sejko: Bizneset dhe qytetarët do të kursejnë rreth 20 milionë euro
Tre gjëra që duhet të bëni në fillim të javës për të rritur produktivitetin
Menu