Obeziteti kërcënim për fëmijët/ Mjekët: Shfaqin probleme me zemrën dhe skoliozën

Obeziteti tek fëmijët ka tejkaluar nënpeshën edhe në vendin tonë. Sipas mjekes Valbona Shahinaj, mbipesha tek fëmijët ka ardhur ndër vite në rritje, dhe vihet re më shumë tek mosha fillore.

“Në përditshmërinë obeziteti është shtuar më shumë, nënpesha nuk është kaq frekuente, sa është obeziteti. Dmth, kemi disbalancë të madhe. Madje duke sjell disbalancë edhe mes atyre që kemi në peshë, me ata që janë obezë. Tani po e hasim tek fëmijët e moshës fillore, para asaj 9-vjeçare. Pa bërë 10 vjeç kemi peshën 50 kilogramë, nuk i përket kësaj moshe”, tha ajo.

Mbipesha dhe obeziteti në fëmijëri çojnë shpesh në probleme shëndetësore të parikuperueshme, si rrezik të shtuar për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, apo ato të skoliozës. Sipas specialistëve, një tjetër problem që sjell mbipesha, është caktimi i dozës së një medikamenti në rastet kur fëmija duhet të marr mjekim, si në rastet e një viroze, pasi pesha trupore nuk përputhet me moshën.

“Problemi që ne hasim, është edhe i dozimit të medikamenteve. Dozimi nuk është për moshën që ka, krahasuar me peshën që ne japim. Nëse do jepja një rast konkret, fëmija 11 vjeç dikur rreth 80 kg, dhe më pyet sesa mg duhet t’i jap ibuprofen…. Nëse do jetë me peshë më të vogël, dozimin do e bënte shumë rehat…Fillojnë problemet me sheqerin, me yndyrat, me skeletin. Se nuk është pjekur ende për të mbajtur një peshë të tillë, vijnë fëmijët me dhimbje mesi”

Specialistet, kequshqyerjen e rendisin si shkakun kryesor që ka ndikuar në rritjen e obezitetit te fëmijët, ndaj nutricionistia Arlind Garuci, në këtë fillim viti të ri shkollor, këshillon prindërit që fëmijëve t’ju japin ushqim me vete të përgatitur në shtëpi. Në mënyrë që fëmijët mos të biejn pre e ushqimeve të paketuara, produkteve si patatina, apo të pijeve me gaz.

“Tani që ka nis shkolla, këshilla ime për prindërit është t’ju japin fëmijëve ushqim me vete fëmijëve”

Sipas një raporti të publikuar disa ditë më parë nga UNICEF, për herë të parë obeziteti tek fëmijët ka tejkaluar nënpeshën në të gjithë botën. Në të njëjtin studim thuhej se sot, 1 në 10 fëmijë të moshës 5 deri në 19 vjeç, jetojnë me obezitet, duke u përballur me rreziqe serioze për shëndetin.

Më të lexuarat

Protesta kundër emigrantëve në Londër: Duam vendin tonë përsëri
Protestë në Hagë/ Kërkohet lirimi i Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK: Na mungojnë shumë, kemi bërë luftë të drejtë
Menu