Të luash një instrument muzikor nuk është vetëm një mënyrë argëtimi duket se ka fuqinë të mbajë trurin aktiv dhe të mprehtë edhe pas shumë dekadash. Personat që praktikojnë muzikë rregullisht arrijnë të mbajnë aftësitë mendore të forta, përqendrimin dhe kujtesën e freskët edhe në moshë të thyer.
Aktiviteti i muzikës stimulon shumë zona të trurit njëkohësisht, duke përfshirë kujtesën, koordinimin, kreativitetin dhe përpunimin emocional. Kjo “trajnime e trurit” ndihmon për të luftuar humbjen e kapaciteteve mendore që shpesh shfaqet me moshën.
Ata që luajnë instrumente jo vetëm që përjetojnë kënaqësi dhe argëtim, por edhe krijojnë një mburojë natyrale për trurin, që e mban atë të shëndetshëm dhe të mprehtë gjatë gjithë jetës. Pra, çdo minutë që kaloni duke luajtur piano, kitarë apo violinë nuk është vetëm kënaqësi – është një investim i fuqishëm për të ardhmen tuaj mendore.
Mos prisni! Merrni instrumentin që keni dashur gjithmonë dhe filloni të praktikoni rregullisht truri juaj do t’ju falenderojë edhe pas shumë viteve.








