Ministrja Kumbaro: Kush shkel rregulloren e Maturës Shtetërore, përjashtohet nga provimi

Të martën e dy qershorit maturantët do ti nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj. Në prag të testimit ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro sqaroi rregullat që duhen ndjekur dhe tha se do të ketë zero tolerancë për ato që i shkelin.

Penalizime do të ketë si për maturantët dhe për  administratorët që do të monitorojnë procesin.

“Patjetër celularët, orët inteligjente dhe çdo pajisje e këtij lloji është rreptësisht e ndaluar. Dhe çdo thyerje e këtij rregulli do të sjellë automatikisht përjashtimin e maturantit nga provimi.  Pra është një kosto që unë uroj të mos e marrë përsipër asnjë maturant, që të hedhë poshtë vitet e shkollimit vetëm për një gabim të tillë të pafalshëm”, tha ajo.

Ministrja foli gjithashtu për ligjin e arsimit. Një grup pune me përfaqësues nga universitetet publike dhe  jo publike  po ngrihet për rishikimin e tij.

Profilizimi dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve sipas ministres së arsimit  janë dy kushtet e domosdoshme që duhet ti diktojë  ligji I ri.

“Riorganizim programesh, jo shkrirje. Universitetet duhen përshtatur me tregun e punës”, tha ajo.

Ligji për arsimin e lartë është miratuar në vitin 2015 dhe aktualisht sipas ministres së arsimit ai duhet përshtatur me nevojat që dikton koha.

Më të lexuarat

Alarm për Ebola në Europë? Austria karantinon një rast të dyshuar pas udhëtimit në Ugandë
Menu