Fshiheshin pas diellit, tre asteoridët gjigant mund të mbjellin vdekjen në tokë

Lifestyle

Astronomët kanë pikasur tre asteroidë afër Tokës që nuk ishin zbuluar për shkak të shkëlqimit të diellit. Një nga asteroidët është objekti më i madh potencialisht i rrezikshëm për Tokën i zbuluar gjatë tetë viteve të fundit.

Sipas CNN, steroidët i përkasin një grupi të gjetur brenda orbitave të Tokës dhe Venusit, por ata janë tepër të vështirë për t’u vëzhguar sepse shkëlqimi i diellit i mbron nga vëzhgimet e teleskopit.

Për të shmangur shkëlqimin e diellit, astronomët shfrytëzuan mundësinë për të kryer vëzhgimet gjatë perdes së shkurtër të muzgut. Një ekip ndërkombëtar ndoqi shkëmbinjtë hapësinorë ndërsa përdorte Kamerën e Energjisë së Errët të vendosur në teleskopin 4 metra Víctor M. Blanco në Observatorin Ndër-Amerikan Cerro Tololo në Kili.

Gjetjet e tyre u publikuan dje në The Astronomical Journal, raporton abcnews.al.

Një nga asteroidët, i quajtur 2022 AP7, është 1.5 kilometra i gjerë dhe ka një orbitë që mund ta sjellë atë në rrugën e Tokës në të ardhmen, por është e vështirë për shkencëtarët të dinë se kur.

“Studimi ynë në muzg po kërkon zonën brenda orbitave të Tokës dhe Venusit për asteroidë,” tha autori kryesor i studimit Scott S. Sheppard, një astronom në Laboratorin e Tokës dhe Planeteve të Institutit Carnegie për Shkencën në Uashington.

Astronomët që gjuajnë asteroidë përballen me një sfidë të madhe nëse duan të gjejnë shkëmbinj hapësinorë brenda sistemit të brendshëm diellor – i cili përfshin Mërkurin, Venusin, Tokën, Marsin dhe rripin kryesor të asteroideve. Për të shmangur dritën e fortë të diellit, ata kanë vetëm dy dritare 10-minutëshe çdo natë për të kontrolluar zonën me teleskopë tokësorë.

You May Also Like

Nxënësit vrasin mësuesen sepse morën nota të këqija në lëndën e spanjishtes
Kush e frymëzon Suarez? Kjo është bashkëshortja që e nxorri nga varfëria dhe e mbështeti kudo ku ai luante
Menu