Çfarë simbolizojnë gurët e çmuar në unazën e fejesës?

Lifestyle

Pa gurin e çmuar, unaza e fejesës nuk ka kuptim ! Shumë më përpara se një vajzë të lidhë kurorë apo dhe me përpara se të ketë gjetur princin e kaltër, ajo ëndërron për fustanin e bardhë apo për unazën që do të mbajë në gisht.

Mundësitë janë të shumta, modelet, prerjet e gurët e çmuar po ashtu por nëse më shumë sesa pamjen vlerësoni mesazhin që përcjell ky i fundit ju ftojmë të zbulojmë së bashku kuptimet që fshihen pas gurëve .

Diamanti, simboli i pastërtisë. Gurë të tjerë të çmuar mund të montohen bashkë me diamantin apo më vete.

Rubini, guri i mrekullueshëm oriental, simbol i dashurisë reciproke.

Safiri, simbol i mençurisë dhe paqes shpirtëror orë.

Smeraldi, guri i të dashuruarve tek Egjiptianët, që simbolizon dashurinë e sinqertë.

Në unazë mund të vihen edhe gurë gjysmë të çmuar si agati, ametisti, topazi apo lapis-lazuli. Shumë femra mund të parapëlqejnë edhe perlën, shënjë e sofistikimit.

Nëse vajza është e ëmbël dhe romantike, guri i duhur është safiri. Nëse është e pasionante dhe energjike dhurojIni në unazë me rubin! Nëse është e mistershme dhe e vështirë për të ditur se çfarë ka në mendje, zgjidhni smeraldin!

Tags:

You May Also Like

A keni menduar ndonjëherë pse nuk ka dritare në supermarkete?
Do të bëhen prindër për herë të parë, si nisi historia e dashurisë së këngëtares shqiptare me ish futbollistin e Barcelonës, shqiptari që i prezantoi
Menu