Një shqiptar është mes historive më të pazakonta që ka ndodhur përgjatë Kampionateve të Botës në të gjithë historinë.
Shkrimtari argjentinas Luciano Wernicke në librin e tij të publikuar së fundmi dhe i titulluar “Tregime të pabesueshme të Kupës së Botës”, ka shkruar edhe historinë e një shqiptari, shkruan Reuters.
Ngjarja me shqiptarin ka ndodhur në Botërorin e 1994, i cili u zhvillua në SHBA.
Shkrimtari shkruan: Një shqiptar hyri në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqiptari humbi bastin, pasi Argjentina u mposht me rezultatin 2 me 0, si rrjedhojë ai humbi edhe gruan”.