Duket sikur dimë gjithçka për yjet e famshëm të Hollivudit. Por si njerëz të zakonshëm, edhe ata kanë skeletet e tyre në dollap. Për shembull, Katty Perry mbante tufë flokësh të Taylor Swift dhe Miley Cyrus, dhe në kohët e vjetra, Ryan Gosling humbi shansin e tij për t’u bërë një nga anëtarët e Backstreet Boys.
- Michael Jackson donte të blinte Marvel.
Në fund të viteve ’90, Michael Jackson mendoi të blinte Marvel Comics dhe synoi të bënte një film Spider-Man. Krijuesi i superheroit të famshëm, Stan Lee, u takua me Jackson në pasurinë e tij dhe diskutoi mundësinë e blerjes. Megjithatë, Lee kurrë nuk e kuptoi nëse Jackson donte të drejtonte apo të luante në filmin Spider-Man.
- Ellen DeGeneres është e lidhur me Kate Middleton.
Ellen DeGeneres është një e afërme e largët e Kate Middleton. Komediania televizive amerikane dhe dukesha britanike janë kushërinj të pesëmbëdhjetë, dhe paraardhësi i tyre i përbashkët është Sir Thomas Fairfax dhe gruaja e tij, Anne Gascoigne, e cila jetoi në Britani në fillim të shekullit të gjashtëmbëdhjetë.
- Katy Perry mbante një tufë flokësh të Taylor Swift (dhe të Miley Cyrus).
Katy Perry mbante një tufë flokësh të Taylor Swift në çantën e saj. Në një nga ceremonitë e Grammy-t, Perry ndau dhomën e zhveshjes me Miley Cyrus dhe Swift. “Unë i kërkova secilës prej tyre të më priste nga një tufë dhe i mbaja flokët në çantë. Po, unë jam një fanatike!” ka thënë këngëtarja.
- Leonardo DiCaprio u emërua pas Leonardo da Vinçit.
E ëma e Leonardo DiCaprio-s zgjodhi emrin e djalit të saj kur po shikonte një pikturë të Leonardo da Vinçit në një galeri në Firence ndërsa ishte shtatzënë. Në atë moment, fëmija lëvizi për herë të parë.
- Tilda Swinton dhe Princesha Diana ishin shoqe klase.
Tilda Swinton dhe Princesha Diana ishin në të njëjtën klasë. Aktorja britanike vjen nga një familje e lashtë skoceze. Swinton ishte 10 vjeç kur prindërit e saj e dërguan atë në një shkollë me konvikt në Kent, ku studionin fëmijët e aristokratëve britanikë, përfshirë Princeshën e ardhshme të Uellsit.