A mund të kurohen vrasësit serialë?

Lifestyle

“The Patient”, një serial në Hulu, është ndoshta më i nënvlerësuari për momentit.

Pothuajse i gjithë seriali me 10 episode, zhvillohet në një dhomë të vetme bodrumi dhe përbëhet kryesisht nga biseda midis dy personazheve të tij kryesorë, Sam Fortner (Domhnall Gleeson), një vrasës serial që dëshiron dëshpërimisht të ndalojë së vrari, dhe Alan Strauss (Steve Carrell), terapisti që Sam e ka rrëmbyer dhe lidhur me zinxhirë në dysheme për ta ndihmuar.

Çdo bisedë mes dy burrave rrjedh nga tensioni, ndërsa Sam hapet për dëshirat e tij të vazhdueshme për të vrarë dhe Alan përpiqet të flasë me Sam, pjesërisht nga një dëshirë për ta ndihmuar dhe pjesërisht sepse ai e kupton se është shansi i tij i vetëm për të shpëtuar jetën e vet.

Seriali ngre disa pyetje të mprehta, si nëse nëse është e mundur që dikush të mësojë ndjeshmërinë dhe sa efekt ka terapia në këto situata. Por pyetja qendrore është nëse Alan do të ketë sukses në frenimin e impulseve vrasëse të Sam.

Nuk ka shumë studime për trajtimin e vrasësve serialë, sepse ata janë kaq të rrallë. Por ka disa arsye për të menduar se perceptimi popullor i vrasësve serialë si monstra të pashpirt nuk është aq i saktë.

Për shembull, psikologu Robert Hale argumentoi se, për disa vrasës, dëshira për të vrarë mund të jetë një përgjigje e dëmshme e mësuar ndaj ndjenjës, ashtu si, për shumë njerëz të tjerë, ankthi është një përgjigje e mësuar keqpërshtatëse ndaj të qenit në situata të caktuara të pafavorshme. Nëse po, të njëjtat metoda dhe strategji që terapistët përdorin për të trajtuar njerëzit me ankth ose fobi – mund të zbatohen për njerëzit me ndjenja vrasëse.

Tendencat vrasëse zakonisht shkaktohen nga çrregullime të njohura psikologjike, si skizofrenia dhe çrregullimi bipolar, veçanërisht kur këto kombinohen me abuzimin e substancave. Për shembull, studiuesit shkruajnë, “ndërsa skizofrenia paraqet një rrezik të dyfishtë për vrasje, skizofrenia me përdorimin e substancave paraqet një rrezik tetëfish në krahasim me popullatën e përgjithshme”.

Me fjalë të tjera, trajtimi më i mirë për vrasësit mund të jetë trajtimi i gjendjeve themelore që i shtyjnë ata të vrasin.

Hulumtimet e kryera janë padyshim të kufizuara dhe të diskutueshme.

Duhet theksuar se shumë vrasës serialë janë psikopatë dhe besohet se psikopatët janë kryesisht imunë ndaj terapisë.

Por, ka edhe raste të tjera të cilët, po, në një mënyrë mund të kurohen.

Ndryshimi është (ndonjëherë) i mundur në qoshet më ekstreme dhe të shëmtuara të njerëzimit, dhe kjo duhet të na japë shpresë se edhe ne mund të ndryshojmë, nëse duam.

You May Also Like

Origjina e 31 tetorit të frikshëm
Një dokumentar në Netflix frymëzoi këtë familje për të lundruar rreth globit
Menu