Aksident në Luksemburg, humbin jetën tre shqiptarë të Kosovës

Një aksident tragjik ka ndodhur në Luksemburg. Tre shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën. Në aksident humbën jetën 19-vjeçari, Edonik Kastratit nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj këta dy të fundit vëllezër, nga Isniqi i Deçanit.

Sipas mediave raportohet se tre të rinjtë ishin rrugës për në qytet për ta festuar ditëlindjen e 24-të të Ukë Bajraktarajt.

Një i afërm i tyre ka thënë për mediat se të rinjtë janë përplasur me një kamion, menjëherë pas përplasjes automjeti i tyre është përfshirë nga flakët dhe për pasojë tre shqiptarët kanë humbur jetën.

Më të lexuarat

Ari arrin çmim rekord, investitorët “në kërkim” të sigurisë ekonomike
“Dhimbje koke” për Sylvinho, kush është futbollisti që braktisi Shqipërinë për Zvicrën
Menu