Aksidenti tragjik me 3 të vdekur dhe 4 të plagosur në rrugën e Arbrit

Albanian Story

Kujtim dhe Murat Istrefi (vëllezër) dhe Kujtime Isftrefi kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik ku janë përfshirë dy automjete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në aksin rrugor Fushë Bulqizë- Shupenzë, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.

Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Bëhet fjalë për Mërgim Lazrin 25 vjeç, Edison Lazrin 20 vjeç, Kadrie Markeçin dhe Firuze Istrefin 56 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tags:

You May Also Like

NASA paralajmëron për një stuhi të madhe diellore, e cila do të shkaktojë probleme në Tokë
Sondazhi/ Shqiptarët më punëtorët e Evropës, renditen të parët për orët më të gjata të punës
Menu