Më 11 maj, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Partitë politike kanë nisur fushatën për të bindur zgjedhësit për votën e tyre, ndërsa shpalosin programin për mënyrën se si do të qeverisin vendin, nëse shpallen fitues të zgjedhjeve.
Në kuadër të zgjedhjeve dhe interesit publik, Albstory do të publikojë vizionin, idetë dhe programet e kandidatëve, që synojnë të fitojnë besimin e shqiptarëve në garën zgjedhore.
Kandidati i Partisë Mundësia për qarkun e Tiranës, Artan Shllaku ka shpalosur vizionin e tij dhe arsyet se pse duhet që shqiptarët të zgjedhin Partinë Mundësia dhe atë personalisht.
1. Pse zgjodhët të garonit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit?
“Për të kontribuar në shpëtimin e atdheut dhe ndërtuar një Shqipëri të lirë për biznes për fëmijët e mi.”
2. Sa i lidhur jeni me zonën tuaj elektorale dhe me komunitetin?
“Punoj si Avokat pranë zonës dhe kam marrë një zyrë në zonë.”
3- Arsyet pse shqiptarët duhet t’ju votojnë?
“Për ti shpëtuar korrupsionit dhe binomit PD – PS.”
4- Tre gjërat që sipas jush duhet të ndryshojnë menjëherë në Shqipëri
1-Taksat e kontrolli tatimor
2 – Leku të zëvëndësohet me Euro
3- Shkurtohet administrata
5- Cili do ishte mesazhi juaj drejtuar kundërshtarëve politikë në këtë garë?
“Të fitojë më i mirë.”