Albstory pyet politikën/ Kandidati i Partisë “Mundësia”, Edison Abazi shpalos vizionin për 11 majin

Më 11 maj, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Partitë politike kanë nisur fushatën për të bindur zgjedhësit për votën e tyre, ndërsa shpalosin programin për mënyrën se si do të qeverisin vendin, nëse shpallen fitues të zgjedhjeve.

Në kuadër të zgjedhjeve dhe interesit publik, Albstory do të publikojë vizionin, idetë dhe programet e kandidatëve, që synojnë të fitojnë besimin e shqiptarëve në garën zgjedhore.

Kandidati i Partisë Mundësia për qarkun e Tiranës, Edison Abazi ka shpalosur vizionin e tij dhe arsyet se pse duhet që shqiptarët të zgjedhin Partinë Mundësia dhe atë personalisht.

1. Pse zgjodhët të garonit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit?

“Kandidatura ime është një thirrje për ndryshim të thellë.* Unë vendosa të kandidoj sepse besoj fuqimisht se *klasa e vjetër politike*, e ndryshkur nga vitet dhe interesat personale, *duhet të largohet*. Shqipëria ka nevojë për *njerez me vizion të ri*, për liderë që mendojnë për të ardhmen dhe jo për xhepat e tyre.”

2. Sa i lidhur jeni me zonën tuaj elektorale dhe me komunitetin?

” *Unë jam thellësisht i lidhur me komunitetin.* Përmes punës sime artistike në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare, kam qenë gjithmonë pranë njerëzve, duke dëgjuar, ndjerë dhe përfaqësuar zërin e tyre në mënyra krijuese e të ndershme.”

3- Arsyet pse shqiptarët duhet t’ju votojnë?

“Ftoj çdo qytetar të votojë për të rinjtë.”

4- Tre gjërat që sipas jush duhet të ndryshojnë menjëherë në Shqipëri

“Duhet të ndryshojë jo vetëm klasa politike, por edhe mentaliteti politik.”

– Nga politika për veten, në politikë për njerëzit.

– Nga interesat personale, te misioni i shërbimit publik.

*Sistemi i drejtësisë është themeli i çdo shteti të drejtë.* Duhet ta përkrahim fuqishëm reformën në drejtësi, sepse prej saj varet rregullimi i të gjitha hallkave të tjera: *arsimi, shëndetësia, prona, ekonomia.*

5- Cili do ishte mesazhi juaj drejtuar kundërshtarëve politikë në këtë garë?

*Mesazhi im për kundërshtarët politikë është i qartë*:

_“Boll më me vjedhje! Ikni sa nuk është vonë! Lironi rrugën për të rinjtë që kanë zemër, ide dhe vullnet për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë për të gjithë.”_

Më të lexuarat

Vota e Diasporës, Rama: Moment historik, duhet një shumicë përtej fanellës së partive për integrimin
Albstory pyet politikën/ Kandidati i PD, Ethem Aga shpalos vizionin për 11 majin
Menu