Më 11 maj, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Partitë politike kanë nisur fushatën për të bindur zgjedhësit për votën e tyre, ndërsa shpalosin programin për mënyrën se si do të qeverisin vendin, nëse shpallen fitues të zgjedhjeve.
Në kuadër të zgjedhjeve dhe interesit publik, Albstory do të publikojë vizionin, idetë dhe programet e kandidatëve, që synojnë të fitojnë besimin e shqiptarëve në garën zgjedhore.
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Shyqyri Myrtollari ka shpalosur vizionin e tij dhe arsyet se pse duhet që shqiptarët të zgjedhin Partinë Demokratike dhe atë personalisht.
1. Pse zgjodhët të garonit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit?
“Beteja e 11 majit është një sfidë që vendos shumë për të ardhmen e Shqipërisë, vjen pas një qeverisje 12 vjeçare të njl qeverie që me veprimet apo mosveprimet e saj ka larguar 1 milionë Shqiptarë. Unë vendosa ta pranoj të garoj për të qenë ndër të tjera zëri atyre që duan të mos largohen nga Shqipëria e ta bdryshojnë këtë realitet të hidhur. Zgjodha të mos jem spektator, por të veproj.”
2. Sa i lidhur jeni me zonën tuaj elektorale dhe me komunitetin?
“Jam rritur në qytetin e Durrësit, kam studiuar dhe punuar këtu dhe mbi të gjitha kam luftuar për çdo kauzë politike e qytetare përkrah bashkëqytetarëve të mi. Unë jam në përditëshmëri në kontakt me qytetin dhe jetën sociale të qytetit tonë.”
3- Arsyet pse shqiptarët duhet t’ju votojnë?
“Kandidimi im nuk vjen nga hiçi unë kam qenë pjesë aktive e shoqërisë ndërvite dhe sot kërkoj besimin e bashkëqytetarëve të mi për ti dhënë forcë zërit të problemeve tona, që atë zë që kam ngritur gjithëmonë për të mbrojtur qytetin tonë të shkoj ta ngre aty ku vendimet për të zgjidhur problemet tona merren. Sot kemi nevojë për përfaqësues që kanë dashuri për atdheun dhe vizion për të zhvilkuar vendin.”
4- Tre gjërat që sipas jush duhet të ndryshojnë menjëherë në Shqipëri
“Domosdoshmëri në Shqipërinë sot është nxjerrja nga varfëria ekstreme shtresat në nevojë, reformë në arsim dhe reformë në shëndetësi si garanci për të garantuar dinjitet, mirëqenie dhe kushte për të riatdhesuar shqiptarët e larguar.”
5- Cili do ishte mesazhi juaj drejtuar kundërshtarëve politikë në këtë garë?
“Kundërshtarëve politik ju them vetë një gjë, nëse e duan sadopak Shqipërinë dhe shqiptarët, nëse ju ka ngelur pak dinjitet të mos deformojnë votën e qytetarëve shqiptarë, të mos shkatërrojnë të ardhmen e vendit e nëse nuk e bëjnë këtë për Shqipërinë, ta bëjnë për fëmijët e tyre e për të afërmit e tyre. Vendi duhet ndërtuar për të gjithë pa dallime pikëpamjesh politike.”