Më 11 maj, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Partitë politike kanë nisur fushatën për të bindur zgjedhësit për votën e tyre, ndërsa shpalosin programin për mënyrën se si do të qeverisin vendin, nëse shpallen fitues të zgjedhjeve.
Në kuadër të zgjedhjeve dhe interesit publik, Albstory do të publikojë vizionin, idetë dhe programet e kandidatëve, që synojnë të fitojnë besimin e shqiptarëve në garën zgjedhore.
Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës , Matilda Qurku ka shpalosur vizionin e saj dhe arsyet se pse duhet që shqiptarët të zgjedhin Partinë Demokratike dhe atë personalisht.
1. Pse zgjodhët të garonit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit?
2. Sa e lidhur jeni me zonën tuaj elektorale dhe me komunitetin?
3- Arsyet pse shqiptarët duhet t’ju votojnë?
4- Tre gjërat që sipas jush duhet të ndryshojnë menjëherë në Shqipëri
5- Cili do ishte mesazhi juaj drejtuar kundërshtarëve politikë në këtë garë?
1. Pas një përvoje të gjatë politike aktive në degën e Partisë Demokratike Sarandë dhe pasi në 2019 nuk pranova të marr mandatin që mu dha si rrezultat i djegjes së mandateve nga Partia Demokratike pranova me kënaqësi dhe përgjegjësi të jem pjesë e listës së hapur në qarkun Vlorë pasi mendoj se është koha që secili prej nesh duhet të kontribuoj për të ndryshuar dhe çliruar nga e keqja që e ka mbërrthyer Shqipërinë.
2-Unë kam lindur dhe banoj në qytetin e Sarandës.Në Sarandë kam krijuar familjen timen dhe ushtroj aktivitetet e mia private si sipërmarrëse.
Lidhja ime më Sarandë është po aq e rëndësishme sa lidhja që kam me Delvinën,qyteti ku bashkëshorti im ka lindur dhe është rritur apo me fshatin Mursi,pjesë e Bashkisë Konispol nga ku jam mbesë dhe kam kaluar një pjesë të fëmijërisë sime.
3- Qytetarët e qarkut Vlorës do të votojnë numrin 1 dhe Matilda Qurkun sepse unë premtoj që do të jem zëri dhe zgjidhja e problemeve të tyre.
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka një program të shkëlqyer për ta bërë Shqipërinë Madhështore dhe biznesin të lulëzoj.
4 – Në Shqipëri ka shumë për të ndryshuar dhe Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërin Madhështore i ka përfshirë në programin e saj por unë po përmend 3 fushat më të rëndësishme sipas mendimit tim
1-Shëndetësia (Largimin mjekëve)
2-Arsimi (Cilësia e mësimdhënies)
3-Drejtësia ( Barazia para ligjit)
5- Mesazhi im për ta do të ishte:
Hiqeni një moment petkun e politikanit dhe shikoni gjendjen ku është qytetari shqiptar sot.
Jetoni një ditë të vetme si qytetarë i thjeshtë i këtij vendi dhe jam e bindur që do të hiqni dorë nga partia që përfaqësoni.