Apple si Android: BE detyron gjigantin teknologjik të ndryshojë portën e karikimit

Lifestyle

Ligji i miratuar nga Bashkimi Europian për karikimin e pajisjeve teknologjike, ka detyruar gjigantin Apple të ndryshojë portën e karikimit dhe ta bëjë të përshtatshme me tipin USB-C.

Greg Josëiak, shefi ekzekutiv i Apple tha se gjiganti i teknologjisë duhet t’i bindet ligjit të miratuar nga BE-ja.

Ky ligj i nënshkruar në fillim të muajit, mundëson përdorimin universal të fishave USB-C, të cilat për momentin përdoren vetëm për pajisjet Android.

Me pak fjalë, Apple do të duhet të zëvendësojë teknologjinë e karikimit Lightning, me USB-C, në të gjitha vendet e BE-së.

Pra, Android (1), Apple (0).

You May Also Like

Ca fakte dhe ‘hile’ psikologjike
Njihuni me murgeshat që kultivojnë kanabis, fitojnë 1.2 milionë dollarë në vit
Menu