Burri blu më i famshëm në botë, Paul Karason, i quajtur gjithashtu Papa Smurf, lindi si një djalë normal me lëkurë të bardhë dhe me flokë karrotë.
Në vitet 2000, ai u bë një sensacion i internetit dhe pati disa dalje televizive ku foli hapur për gjendjen e tij.
Paul Karason, fillimisht, kishte një gjendje lëkure që e bënte atë të thahej. Ai vuante edhe nga artriti dhe refluksi i stomakut. Duke u përpjekur të gjejë zgjidhje për këto sëmundje, Paul zbuloi për një sasi argjendi që gjendej tek uji, e njohur edhe si “argjendi koloidal”.
Argjendi koloidal u përdor gjerësisht si një antibiotik përpara se penicilina të shpiket në vitet 1930. Ai u ndalua në vitin 1999, pasi shkencëtarët zbuluan se mund të dëmtonte rëndë organet e brendshme.
Karason piu atë që ai besonte se ishte një kurë mrekullibërëse për më shumë se 10 vjet. Për më tepër, ai filloi të aplikonte një preparat argjendi direkt në lëkurën e tij.
Pas këtyre “trajtimeve”, ai pretendoi se refluksi i acidit dhe artiti iu larguan.
Megjithatë, për shkak të grumbullimit të argjendit në lëkurë, Paul filloi të bëhej blu. Kjo ishte një gjendje e përhershme, e rrallë, e njohur si “argjiria” (argyria).
Paul Karason ndërroi jetë në vitin 2013, në moshën 62-vjeçare për shkak të komplikimeve në zemër.
Historia e Papa Smurf shërben si një mësim i vlefshëm për rëndësinë e të qenit të kujdesshëm kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e trajtimeve mjekësore pa këshillimin e një profesionisti.