Ndarja e Mozzik dhe Loredanës u shoqërua kohë më parë edhe me pretendime nëpër portale në lidhje me një tradhti të mundshme, e cila u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit të këngës së Mozzik dedikuar të bijës, “Të dua”.
Në një pjesë të tekstit, reperi thotë:
“Han’, edhe pak, e di ke me m’pyet pse unë dhe mami u ndam’/ ka me kon ma mirë unë sen mos me thon / se po t’kallxova është tepër e rond .”
E pyetur në Instagram nëse “e ka tradhtuar ish-të dashurin”, Loredana u përgjigj shkurt dhe qartë: “JO!”
Në këngën “Të dua”, Mozzik rrëfen për marrëdhënien me të bijën dhe dhimbjen e tij për faktin që nuk e ka pranë. Nisur nga kjo, në shumë komente njerëzit kritikojnë Loredanën duke thënë se ajo nuk e lejon reperin të takohet me vajzën, pretendime të cilat kjo e fundit i mohoi.