Asani, “hero” në Kore/ Shqiptari, në prag të duelit çerekfinal në Champions

Nuk dihet pse, por e përçmuan në fillim. Jasir Asani mori një epitet aspak simpatik në Korenë e Jugut, kur u bashkua me ekipin e tij, Kuangju, në janar të 2023-it, u quajt “rosa e shëmtuar”.

Gjithsesi, ndërsa po mbushen dalë nga dalë dy vjet e gjysmë nga aventura e tij në Lindjen e Largme, tifozët dhe mediat e kanë ndryshuar diametralisht opinionin për shqiptarin.

Këtë të enjte, Asani do të luajë çerekfinalen e Championsit të Azisë ndaj skuadrës kampione të Arabisë Saudite, Al Hilal, ndërsa gazetarët e kanë mbiquajtur “heroi I Kuangjusë”.

E meriton plotësisht sepse me 9 gola deri tani në konkurrimin kontinental është shënuesi më I mirë, duke lënë prapa edhe vetë legjendën Kristiano Ronaldo.

Po 9 rrjeta ka Andersen i Jokohamës.

Superylli portugez ka realizuar 8 herë, dhe ndodhet gjithashtu në çerekfinale.

Për meritë të Asanit, por edhe të futbollistëve të tjerë, Kuangju ka bërë mrekulli deri tani në sezonin debutues në Champions.

Në të tetat e finaleve u eliminua kampiona e Japonisë, Visel Kobe, dhe ylli I kombëtares shqiptare realizoi dy gola në fitoren 3-0, që përmbysi humbjen e parë 0-2.

Djaloshi 29-vjeçar nga Shkupi ka lënë prapa edhe emra të tjerë të njohur si Rijad Mahrez, ish-kampion I Mançester Sitit, apo sulmuesin e Serbisë, Aleksandar Mitroviç.

Shpresa është që Asani të shkëlqejë edhe në çerekfinalen, që luhet me një ndeshje të vetme, dhe që Kuangju të vazhdojë mrekullinë në Ligën e Kampionëve të Azisë duke arritur për herë të parë në histori në gjysmëfinale.

Më të lexuarat

Falen detyrimet për bizneset/ “Paqja fiskale”, qeveria fshin kamatvonesat dhe interesat për dekaden e fundit
Demi Moore shpallet gruaja më e bukur në botë për vitin 2025!
Menu