Babai braktis dasmën e të birit për këtë arsye dhe ne s’dimë kush ka të drejtë: Si mendoni ju?

Lifestyle

Reddit po kritikon ashpër burrin që u largua nga dasma e djalit të tij, pasi ky i fundit përmendi vetëm njerkun dhe jo atë gjatë fjalimit të dasmës.

Ai tregoi se nuk ka qenë “i përfshirë fizikisht” në fëmijërinë e djalit të tij, Justin, që kur u nda nga ish-gruaja dhe se “iu desh të udhëtonte shumë për punë”. Ai shtoi se ish-gruaja e tij u martua përsëri dhe burri i saj i ri ishte “më i disponueshëm” sesa ai për Justin.

“Gjatë viteve të adoleshencës, Justin filloi të zihej me mua duke thënë se unë i jepja përparësi punës më shumë sesa atij, se nuk kam qenë kurrë aty për momentet e vështira edhe pse e kam siguruar financiarisht. Ai pretendon se është djali im “vetëm ligjërisht” dhe unë jam i bindur që njerku po e ushqen me gënjështra.”

Gjatë viteve të fundit, ai dhe Justin u bënë më të afërt dhe filluan të rikrijojnë marrëdhënien e tyre. Kur zbuloi se djali i tij po martohej, burri “vendosi të ofronte pagesën për vendin ku do bëhej dasma dhe Justin dukej shumë mirënjohës për këtë.”

“Unë dhe gruaja ime morëm pjesë në dasmë dhe gjithçka shkoi mirë, përveç momentit … kur Justin filloi të mbante një fjalim. Ai vazhdoi të fliste për mamanë dhe njerkun e tij dhe nuk më përmendi askund, as me një fjalë të vetme mirënjohjeje. Unë u lëndova dhe u ndjeva i shkatërruar. Nuk mund të mos ndihesha kështu,” vazhdoi ai.

Më pas tha se u përpoq të mbante “qetësinë”, por përfundimisht, vendosi “të largohej herët nga dasma”.

“Justin telefonoi duke pyetur pse u largova kaq herët, thashë se ndjehesha i sëmurë, por ai vazhdoi të këmbëngulte derisa i thashë se u mërzita që nuk më përmendi në fjalimin e tij. Iu duk qesharake që isha mërzitur për këtë. I kërkova të respektonte mënyrën si po ndihesha, por ai argumentoi se nuk do të gënjejë për të më bërë të lumtur. […] Përpara se të më mbyllte telefonin, më tha se ‘s’më kishte asnjë borxh’.”

Në seksionin e komenteve, përdoruesit e Reddit duke se vendosën të mbanin anën e djalit.

“Në të vërtetë ai s’ka asnjë kujtim me ju, prandaj s’ka se si t’ju përmendë në një fjalim”, komentoi dikush.

You May Also Like

Ky është këngëtari më popullor në botë, sipas Rekordeve Guinness
Lista me vendet më të lumtura në botë: Si renditet Shqipëria?
Menu