Kur bëhet fjalë për klube që gjenerojnë yje, asnjë nuk është më fitimprurës dhe më pjellor kur bëhet fjalë për prodhimin e talenteve se sa Benfica.
Gjigantët portugez kanë gjeneruar mbi 1 miliard paund nga shitjet e lojtarëve gjatë dekadës së fundit, të bëra nga blerjet e zgjuara dhe duke sjellë lojtarë përmes grupeve të shkëlqyera të të rinjve.
Superylli i fundit Enzo Fernandez u soll në klub nga Argjentina këtë vit, para se të shkëlqente në Kupën e Botës me kombin e tij. Tani, ai është i vendosur për një transferim prej 105 milionë paund te Chelsea.
Verën e kaluar, Darwin Nunez u transferua nga klubi portugez për te Liverpool për një shifër të lartë prej 85 milionë paund. Transferimi i Jao Felix te Atletico Madrid për një shumë marramendëse prej 115 milionë paund mbetet ende shitja e tyre më e lartë. Ndërsa në të ardhmen, Goncalo Ramos mund të gjenerojë një tarifë të madhe, ku thuhet se Manchester United ndodhet pranë tij.
Trajneri i të rinjve të Benfica-s, Luis Nascimento, zbuloi për “The Football Times”: “Futbolli për të rinjtë është një zonë themelore për Benfikën, me përfitime sportive, sociale dhe financiare. Ne nuk flasim ekzkluzivisht për trajnim, i referohemi edhe edukimit. Performanca akademike e lojtarëve tanë monitorohet dhe inkurajohet në të gjitha nivelet.”
Benfica ka qenë në ballë të ideve të reja që shtyjnë kufijtë e stërvitjes për vite me radhë. Metoda e tyre me inovative përqendrohet rreth 360S, një mjet i ngjashëm me “Footbonaut” i përdorur në Bundesligë. I krijuar për të testuar shpejtësinë e reagimit, vizionin dhe ekzekutimin teknik, lojtari merr topin nga pika të ndryshme dhe duhet të synojë për të lëvizur objektivat brenda një rrethi. Në të njëjtën kohë, lojtarët e ngjashëm me robotët ofrojnë një shpërqendrim duke lëvizur përgjatë mureve të secilës anë të kafazit. Portierët gjithashtu mund ta përdorin atë sepse sistemi mund të simulojë një sërë goditjesh.
Sjellja e bën njëriun, dhe kjo është pikërisht ajo që Benfica pret nga lojtarët e saj që vijnë në radhët e tyre. Kjo është arsyeja pse akademia e tyre ka një partneritet me një shkollë lokale në zonën Seixal, ku është vendosur kampusi, dhe yjet marrin një arsim akademik krahas atij të futbollit.