Bileta falas për ta vizituar? Po, ky shtet na e jep mundësinë

LifestylePolitical

Hong Kongu ka konfirmuar planet për të dhuruar gjysmë milioni bileta në një përpjekje për të nxitur turizmin, vetëm disa ditë pasi hoqi karantinën në hotele, sipas CNN.

500,000 bileta, me vlerë rreth 254.8 milionë dollarë, do të shkojnë për vizitorët anë e mbanë botës, si dhe banorët.

Hong Kongu tërhoqi rreth 56 milionë vizitorë një vit para pandemisë, dhe tani destinacioni popullor po ndërmerr hapa të rëndësishëm për të tërhequr turistët pas më shumë se dy vitesh.

Por pavarësisht se karantinimi në hotele mund të jetë hequr, vizitorët në Hong Kong ende po përballen me rregulla dhe kufizime të ndryshme para dhe pas mbërritjes.

Udhëtarët duhet të paraqesin një certifikatë vaksinimi para fluturimit, si dhe një test negativ PCR dhe një test të shpejtë të antigjenit, përpara se të hyjnë në vend.

Vizitorët gjithashtu duhet të kryejnë teste PCR pas mbërritjes, dhe një test të shpejtë antigjeni çdo ditë për shtatë ditë.

Tags: , , , , ,

You May Also Like

Shkencëtarët australianë: Do të rrisim bimë në Hënë deri në 2025
Çfarë ndodh me trupin nëse nuk hani çokollatë për një muaj?
Menu