Nëse e ndiqni “Big Brother VIP Albania” (me siguri po), mund të keni parë se prej disa javësh banorët marrin mesazhe nga e gjithë bota, nga dashamirësit dhe ndonjëherë edhe nga të afërmit e tyre.
Njerëzit mund të zgjedhin të dërgojnë emoji me mesazhe bashkangjitur, duke shpenzuar nga 3 deri në 100 euro.
Ditën e sotme një prej mesazheve ishte nga “B…. Imeri” për Jorin.
“Një bukuroshe si ti, welcome in Kosovë!”, shkruhej në ekran.
Olta në një moment përmendi emrin: “Butrint Imeri”, edhe pse nuk dihet me siguri nëse B-ja është në fakt këngëtari.
Vitin e kaluar, në një intervistë në “Procesi Sportiv”, Jori zgjodhi pikërisht Butrintin si një banor që do donte ta kishte në shtëpinë e “Big Brother”. Ajo tha se e kërkoi gjatë kohës kur Beniada nuk ia shqiptonte mirë emrin dhe i pëlqeu.
Megjithatë, brenda shtëpisë Jori ka thënë “S’e duam Butrintin, duam Don Xhonin” – meqë tashmë ajo është në dijeni të marrëdhënies së tij të shkuar me Kiarën.
Nuk do ishte çudi që mesazhi të ishte nga *ai* Butrint, por ndoshta këtë s’do ta dimë kurrë.