Gjithë çfarë do të lexoni në vijim do t’ju vijë në ndihmë në një situatë a një tjetër.
1.
E dini cila është gjëja më e vështirë për t’u mbajtur nga njeriu? Të keqkuptohesh nga njeriu që do më shumë dhe të mos të të jepet kurrë shansi të sqarosh veten.
2.
Drejtojuni njerëzve që sapo i keni takuar nga emrat e tyre. Njerëzit vdesin t’i thërrasësh në emër sepse i krijon kjo i jep ndjesinë e besimit dhe shoqërisë.
3.
Kur përpiqeni të bindni dikë sigurohuni që vetë të jeni në këmbë dhe personi tjetër ulur. Kjo do të bënte t’ju besonin më shpejt.
4.
Si të fitosh një argument? Nëse personi përballë jush e humbet kontrollin dhe fillon të bërtasë tendenca natyrale e qënies sonë është t’i kthehet duke bërtitur. Mos e bëni! Qëndoni të heshtur dhe përgjigjuni me qetësi. Kjo do t’i bënte ata të ndiheshin edhe më keq. Provojeni!
5.
Eshtë e provuar se kur kujdeseni më shumë për veten ju filloni të ndiheni më mirë, të dukeni më bukur dhe të tërhiqni rreth vetes gjëra më të bukura. Pra, gjithçka fillon nga ju.
6.
Kur takon dikë shfaq entuziazëm. Kjo do t’i bëjë ata të ndihen edhe më të emocionuar që ju shohin dhye t’ju takojnë më shpesh herën tjetër. Mjeshtrit e kësaj teknike? Qentë tanë!
7.
Mosha nga 16 deri në 23 s’është aspak e thjeshtë. Ti humbet miq, bën gabime, dështon, reflekton, përballesh me realitetin, kupton gjëra, humbet veten dhe bëhesh më i fortë. Në të njëjtën kohë, po këto vite janë gjithashtu më të bukurit.
8.
Jeta është ironike. Duhet të trishtohemi për të vlerësuar momentet e bukura. Duhet të jemi në zhurmë për të vlerësuar heshtjen dhe “të vuajmë” mungesën për t’i ditur vlerën prezencës.
9.
Ne e dimë që asgjë s’është e qëndrueshme. Koha vret gjithçka, vetë koha jonë është e limituar dhe sërish ne përpiqemi sikur do të jetojmë përgjithmonë…Pra, ne dhe koha jemi gjatë gjithë kohës duke “vrarë njëri-tjetrin”.