Po po, marsi mbaroi dhe për nja 2 ditë vjen “Dita e Gënjeshtrave”, ndaj ja ku po të japim ca ide se si mund ta mashtrosh pak personin e zemrës:
Bëj sikur të ka humbur diçka me vlerë dhe kërkojeni për ca kohë
Thuaji që nuk të vijnë mesazhet e tij/ saj
Ndrysho vendin e kripës me piperin
Thuaji që gjete një qenush/mace dhe e adoptove!
Thuaji që V.I.P-it të preferuar i ka ndodhur një aksident
“Akuzoje” se ka ndërruar fjalëkalimin e Netflix/ Spotify
Thuaji që ke diçka shumë të rëndësishme për të rrëfyer dhe më pas, bëj sikur s’ka ndodhur asgjë
Pyete për masën e veshjeve dhe kaq…mos i bli asgjë