Michelle Pfeiffer është një prej aktoreve ikonike që po i mban me shumë hijeshi vitet mbi supe, pa u përpjekur të kthejë kohën pas, por duke qëndruar gjithnjë elegante dhe natyrale.
65-vjeçarja ka qenë gjithnjë e apasionuar pas shëndetit dhe fitnesit dhe më poshtë, do të gjeni ca nga sekretet e saj të bukurisë dhe sidomos, të shëndetit.
– Përdor të njëjta produkte prej vitesh.
Pfeiffer nuk eksperimenton me lloj-lloj produktesh. Pasi ka gjetur produktet dhe linjat kozmetike që funksionojnë për të, ka vendosur të mos u largohet më atyre. Në një intervistë ajo ka thënë se ka mbi 10 vite që nuk ndryshon asgjë që vendos në fytyrë.
– Ka një rutinë shumë të thjeshtë të kujdesit të lëkurës.
“Unë pastroj, hidratoj dhe mbroj lëkurën”, thotë aktorja duke zbuluar se rutina e saj e kujdesit është vetëm 3 hapa.
– Nuk ka frikë nga plakja.
Michelle ka arritur në pikën që ndihet mirë me veten e saj dhe nuk përpiqet të fshehë moshën, as nuk ndjen ndonjë lloj presioni për ta bërë këtë. Në momentin që dikush nuk e ka më kompleksin e moshës, fuqia që ky person merr është e jashtëzakonshme dhe pikërisht kjo ka ndodhur me Pfeiffer. Ajo thotë se “është mjaft lehtësuese” dhe vëmë bast që ka të drejtë.
– “Bukuri e pastër”.
Veçanërisht pas lindjes së fëmijëve, aktorja ka filluar të tregohet më e kujdesshme për përbërësit që përdor në lëkurë. Ajo sigurohet që të aplikojë produkte me gjithnjë e më pak kimikate dhe ndoshta kjo shpjegon pse Michelle ka zakonisht një tualet të lehtë dhe shumë natyral.
– Ndjek një dietë me bazë bimore.
Ushqyerja mund të jetë shumë personale dhe çfarë funksionon për dikë mund të mos funksionojë për dikë tjetër. Për Pfeiffer, dieta me bazë bimore është kthyer në një stil jetese. Madje sipas saj, të qenit vegane është gjëja më e mirë që ka bërë për trupin dhe lëkurën e saj!