E dimë që premtimi i radhës është një palestër e fuqishme në janar, por pse të hiqni kilogram pas festave kur mund të mos i shtoni fare? Mund të hani gjithçka, por me masën dhe në mënyrën e duhur. Çfarë të keni parasysh për të mos shtuar në peshë gjatë Vitit të Ri?
1.
Vijoni me rutinën tuaj të të ngrënit. Përpiquni të hani të njëjtat gjëra në të njëjtat orare.
2.
Zgjidhni ushqime që s’kanë shumë kalori dhe sheqer.
3.
Ecni sa më shumë. Një panetone këtu, një aty e dimë, por mund të ecni për ta tretur.
4.
Paketoni një vakt të shëndetshëm dhe merreni me vete në punë. Kështu s’do të tundoheni nga ftesat për dreka jashtë.
5.
Kujdes me porcionet. Mund të hani gjithçka, por nga pak.
6.
Çdo 1 orë qëndroni në këmbë për 10 minuta.
7.
Ujë në vend të alkoolit.
8.
Fokusohu tek ushqimi kur ha. Jani ngadalë dhe jo mos u merrni me telefonin apo Tv.
9.
Mos harroni frutat dhe perimet.
Mos harroni të shënoni gjithë planet e fundvitit në mënyrë që të mos gatuani kot në shtëpi, apo të mos konsumoni dy herë pa qenë nevoja. Nisni tradita të reja që nuk përfshijnë ushqimin. Merrni shoqet dhe në vend të një darke, ndiqni një koncert, galeri arti apo një xhiro për të parë dritat e qytetit.