Festat po afrohen bashkë me mundësinë për të forcuar lidhjet me familjarët e miqtë tuaj, kështu që duhet të kujtoni se “Dashuria fillon nga stomaku.”. Aromat e ushqimeve kalojnë në pjesë të trurit, të cilat nxisin emocione të forta të menjëhershme që lidhen me kujtimet. Ju ftojmë të provoni këto receta me përbërësit më të veçantë për të lënë shijen dhe kujtimet magjepsëse te të ftuarit tuaj.
1. Ëmbëlsira më speciale
Një formë e paparë biskotash, të cilave iu duhet siguria dhe temperatura e duhur.
Përgatisni brumin e biskotave me 100 gramë gjalpë, 1 kokërr vezë dhe 100 gramë sheqer të trazuara ngadalë me 200 gramë miell, 1 bustinë vanilje, maja për ëmbëlsira dhe pak ngjyrues jeshil. Për të formuar pemën 3D duhet të hapni një petë të hollë, të prisni biskotat me formën e pemës dhe në një nga dy biskota duhet të prisni hollë me thikë një shirit në mes të pemës (si një trung bosh) që nuk shkon deri në majë. Piqen në 180°C për 8 minuta. Për të zbukuruar pemët përdorni karamele festash, krem ose marshmellow.
2. Aroma e veçantë e gjelit të detit
Gjeli i detit i mbushur me fruta pylli, (Receta origjinale përmban qershi, por sugjerojmë fruta pylli, të cilat mund t’i gjeni më lehtë në dimër.) arrë dhe proshutë të tymosur, është një kombimin që do t’u bëjë të dashuroheni. Sekreti është ruajtja e aromave!
Pritini një nga fetat e proshutës në katrorë. Vendosni vaj ulliri në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare-të lartë. Shtoni qepën, hudhrën, proshutën dhe sherebelën. Ziejini duke e trazuar derisa qepa të jetë zbutur. Kaloni në një tas me thërrimet e bukës, frutat e pyllit, arrën, lëkurën e limonit, majdanozin dhe të verdhat e vezëve. Shtroni proshutën në letër kuzhine. Sipër proshutës vendosni gjoks gjeli deti dhe përhapni mbushjen mbi të. Vendosni gjoksin e mbetur të gjelit sipër mbushjes. Ngrini letrën dhe përdorni atë për të rrotulluar gjelin e detit nën proshutë plotësisht. Pasi ta lini 2 orë të marinohet, nxehni furrën në 180°C. Lidheni mishin në litar gatimi. Piqeni për 1 orë e 10 minuta në nxehtësinë ideale të furrës Teka. Pasi ta hiqni nga furra spërkateni me uthull dhe fruta pylli të plota.